Shkruan: Aleksandra Timkovska/aleksandra@panacea.mk
Deri në mbajtjen e Kongresit të VI-të të Mikrobiologëve ka ngelur edhe shumë pak, ndërsa shumica e detyrave tashmë janë precizuar. Çfarë po ndodh saktësisht tani ose çfarë ka ngelur për të bërë?
Prof. Dr. Panovski: Përgatitjet janë në përfundim e sipër: programi për Kongresin është vendosur edhe në faqen e internetit prej datës 18.5.2018. Në po të njëjtën ditë u dorëzuan abstraktet për përpunim dhe shtypje në Librin e abstrakteve. Programi Simpoziumit “Emerging Infections” është vendosur në faqen e Kongresit prej datës 30.4.2018, ndërsa dhjetë ditë më parë u dorzuan abstraktet e simpoziumit që të shtypen në Librin e abstrakteve. Puna ime e mëtejshme si Kryetar i Bordit Shkencor është që këto ditë t’ju dërgoj abstraktet e seancave moderatorëve, te të cilat ata janë të përfshirë, me qëllim që të përgatiten për diskutime dhe për drejtimin e seancave. Tani po punojmë në organizimin e udhëtimit të mysafirëve, akomodimin dhe detajeve të tjera të rëndësishme teknike, sidomos problemi i financimit, përgjegjës për të cilën është bordi organizativ.
Kongresi dhe vetë programi janë një mundësi e mirë për të dëgjuar ligjerata, debatet dhe diskutime interaktive nga profesionistët më të shquar të vendit dhe më gjerë. Sa dhe cilët ligjërues, në të njejtën kohë pjesëmarrës, do të jenë pjesë e kongresit?
Prof. Dr. Panovski: Në total kemi regjistruar 177 punime, prej të cilave 51 në Simpozium dhe 126 në Kongres. Nga këto, 90 janë prezantime gojore (3 plenare, 41 ligjërues të ftuar dhe 46 prezantime të shkurtra prej 10 minutash). 87 punimet tjera do të paraqiten në sesionet e posterave, si E-poster, me nga pesë sllajde në kohëzgjatje prej 5 minutash. Risia është se, për herë të parë në kongresin mikrobiologjik posterat do të jenë prezantime të shkurtra gojore. Shpresojmë që në këtë mënyrë të marrin vëmendjen e merituar, pasiqë përvoja e deri tanishme “varja” e posterave në mur për një gjysmë dite, për pjesën më të madhe të tyre askush nuk pyete ose komentonte gjë. Pjesëmarrësit janë pedagogë nga 17 vende. Ligjëruesit e ftuar janë ndër më të shquarit në mikrobiologji dhe parazitologji në Evropë. Ata janë shkencëtarë nga vendet e BE-së dhe Britania e Madhe. Sipas numrit të pjesëmarrësve, ky nuk është kongresi më i madh i mikrobiologëve i mbajtur ndonjëherë, por sipas cilësisë, pa konkurrencë, ky është niveli më i lartë i takimit profesional, jo vetëm në fushën e mikrobiologjisë mjekësore, por në përgjithësi në mjekësi dhe shkencë, këtë vit në vendin tonë. Unë do të përmend vetëm tre ligjerues plenar: Jean- Claude Magunuera, virologist me famë botërore, një nga drejtorët e Institutit Pasteur në Paris, pastaj Jan Clarke nga Britania e Madhe, ekspert për infeksionet klamidike dhe Edardo Pocio nga Roma, parazitolog i famshëm. Ligjerata dhe fjalime të tyre do të kenë edhe president i Federatës Evropiane të Shoqatave Mikrobiologjike (FEMS), Bauke Odega nga Holanda, si dhe Kryetarja e UIMS, shoqatë që është e ngjashme me FEMS, por në nivel botëror, Eliora Ron nga Izraeli, si dhe mikut ynë i vjetër, akademiku Angel Galabov, virolog, president i Shoqatës Mikrobiologjike të Ballkanit nga Sofja. Përndryshe, nga Maqedonia janë paraqitur 89 punime, ndjekur nga Turqia me 37, Serbia me 11, Bullgaria me 6, Kroacia dhe Sllovenia me nga 5, Shqipëria dhe Kosova me nga 4, Franca, Italia dhe Britania e Madhe me nga dy dhe kështu me radhë. Sa i përket pesë kongreseve të fundit, interesante është fakti se numri i pjesëmarrësve nga Serbia dhe Bullgaria është zvogëluar, por dominojnë pjesëmarrësit nga Turqia. Në vitet e fundit, Turqia mbizotëronte kongreset në Ballkan, është e qartë se ky vend i madh që është në zgjerimin ekonomik, në këtë mënyrë po imponohet në rajon. Ata në mënyrë të lehtë gjejnë sponsorët ose universitetet të cilët ju paguajnë të gjitha shpenzimet. Për krahasim nga Greqia kemi një ligjërues i cili vjen në ftesën tonë.
Presim kongresin më cilësor të mbajtur ndonjëherë, si në aspektin e përmbajtjes ashtu edhe të mbështetjes teknike, kongres të cilin do t’a kujtojmë për një kohë të gjatë.
Si tema kryesore janë përmendur: bakteriologjia mjekësore, virologjia, parazitologjia, mikologjia, agjentët antimikrobikë dhe rezistenca antimikrobike, infeksionet spitalore dhe kontrolli i tyre, mikrobiologjia veterinare dhe zoonoza, bioteknologjia dhe mikrobiologjia industriale, metodat laboratorike dhe teknologjitë e reja në mikrobiologji, imunologjia e infeksioneve dhe vaksinave , mikrobiologjia dhe siguria e ushqimit, mikrobiologjia ekologjike, nanomikrobiologjia… në cilin drejtim do të vazhdojë zgjerimi i njohurive në fushën e mikrobiologjisë?
Prof. Dr. Panovski: Në vitet e fundit, metodat molekulare në mikrobiologji ngadalë por sigurt bëhen metoda rutinë, sidomos në vendet e zhvilluara. Këto metoda do të bëhen më të lira dhe më të arritshme, ndërsa diagnoza nuk do të vendoset brenda disa ditëve si me mikrobiologjinë klasike, por brenda minutave. Ekzaminimiet mikrobiomike janë në zgjerim e sipër, pra roli dhe rëndësia e baktereve që janë banorë të trupin tonë. Shumë gjendje dhe çrregullime shëndetësore vijnë si rezultat i ndryshimit të mikrobiomave. Kjo është arsyeja pse u kushtohet mjaft vëmendje probiotikëve (konsumimi i baktereve si barna). Rezistenca e baktereve, madje e viruseve dhe protozoave ndaj antimikrobiotikëve, do të jetë subjekt i kongreseve dhe simpoziumeve për dekada të tëra. Për fat të keq, antibiotikë të rinj tashmë 25 vitet e fundit nuk ka. Në këtë kongres ka vetëm një simpozium për promovimin e një antibiotiku i cili u gjet 20 vjet më parë, por që deri më tani nuk është përdorur masivisht në vendin tonë. Në kongresin e parë të vitit 1997 kishte 3 prezantime komerciale në ditë për antibiotikët. Tani ato antibiotikë ose nuk veprojnë, ose janë promovuar mjaftueshëm aq sa nuk përmendën më. Të vetëdijshëm se nuk do të ketë interes nga sponsorët për promovimin e barnave (antibiotikë të rinj nuk ka, ndërsa barnat e reja antivirale janë tepër të shtrenjta për përdorim të gjerë në Maqedoni). Ne aplikuam për grant tek FEMS për shumën prej 10 000 eurosh, të cilën edhe e morëm. Megjithatë, do të ketë prezantime profesionale për antiviralët që e mjekojnë hepatitin C me mbi 95% sukses. Përndryshe, ata të cilat përdoren çdo ditë në Maqedoni me rreth 50% suksesshmëri në trajtimin e hepatitit C, mbulohen nga shteti. Trajtimi i një pacienti kushton rreth 5 000 euro. Barnat e reja të cilat trajtojnë mbi 95%, janë njëzet deri tridhjetë herë më të shtrenjta!!! Ajo çka presim që të jetë një revolucion në të ardhmen është që personi t’i përshtasë viruset sipas nevojave të veta. Ti përdorim viruset si ilaç kundër infeksioneve bakteriale dhe viruset ti përdorim si mjete për të shkatërruar në mënyrë selektive vetëm qelizat malinje, dhe kështu, nuk do të dëmtohen aspak qelizat tona të shëndetshme. Për shembull, HIV i përjashton në mënyrë selektive vetëm limfocitet T4. Prodhimi i një virusi i cili në mënyrë selktive do të shumëfishohet dhe do të shkatërroj vetëm qelizat malinje? Eksperimentet me kafshët, por edhe tek njerëzit, premtojnë se kjo është e mundur.
Si kryetar i bordit shkencor, cilat janë pritjet tuaja personale nga Kongresi?
Prof. Dr. Panovski: Siç e thashë edhe më parë, presim kongres më cilësor të mbajtur ndonjëherë, si në aspektin e përmbajtjes ashtu edhe të mbështetjes teknike, kongres të cilin do t’a kujtojmë për një kohë të gjatë.
Së fundmi, meqenëse ky tashmë është Kongresi i VI-të, sa dhe në ç’mënyrë organizimi i këtyre ngjarjeve të deri tanishme ka qenë i dobishëm për të gjithë ata që kanë qenë pjesë ose janë të përfshirë në fushën e mikrobiologjisë ose mjekësisë në përgjithësi?
Prof. Dr. Panovski: Në 4 nga 6 kongreset, unë kam qenë kryetar i Bordit Shkencor. Fakt është se përmes internetit mund të mësojmë shumë më tepër sesa nga kongreset. Megjithatë, njohja personale do të thotë shumë. Të gjithë shkencëtarët e shquar që pranuan të vinin në Maqedoni, madje një pjesë e tyre me shpenzimet e veta, e bëjnë këtë për shkak të njohjeve personale me profesionistët tanë, të cilët janë njoftuar nëpër seminare, kongrese apo punëtori ose kanë qenë mësimdhënës të doktorantëve tanë të rinj. Specifika e kongreseve ballkanike është kotizimi i ulët dhe jetë mjaft e pasur sociale dhe argëtuese. Kongreset evropiane janë me kotizim të lartë, zakonisht shumë masiv dhe shumë komerciale, në mënyrë që njerëzit të mund të miqësohen ndërmjet veti. Për shembull, ato nuk organizojnë darka festive. Miqësitë të cilat krijohen në konventat tona zgjasin dhe mbahen mend për tërë jetën. Imagjinoni se si e përjeton një shkencëtar i shquar evropian ose amerikan, i cili ka parë gjithçka në botë, por jo dhe vallet tona, në të cilën ai vallëzon me njerëzit që i takon për herë të parë, dhe e trajtojnë atë me buzëqeshje dhe ngrohtësi. Është e jona dhe duhet ta ruajmë atë. Së fundi, nëse doni që t’ju ftojnë diku, duhet që edhe ju një herë në 4 vjet të ftoni dikë. Personalisht jam perfeksionuar në aspektin organizativ me përgatitjen e këtyre kongreseve. Përndryshe unë nuk i përkrahi vizitat e kongreseve në grup në kontinentet tjera, në një distancë prej 10 000 kilometrash, ku një grup prej pesë vetave do të shpenzojnë aq shumë sa na është dashur neve për të mbledhur për një kongres. Efekti i kongresit tonë është të paktën 100 herë më i madh, ndërsa realizohet me po të njëjtat para. Për fat të keq, disa kompani preferojnë të mbështesin financiarisht kongrese të cilat organizohen përtej oqeaneve, në vend që të organizojnë një kongres ndërkombëtar këtu në vend. Të mos e harrojmë edhe efektin në turizmin vendor dhe ekonominë dhe afirmimin e vendit tonë me organizimin e ngjarjeve të tilla.
Në fund, dua të theksoj bashkëpunimin e shkëlqyer me Prof. Dr. Ana Kaftanxhieva, Kryetare e Komitetit Organizativ, me Dr. Biljana Kakaraskoska-Boceska, Sekretare e Përgjithshme e Kongresit, me Prof. Dr. Vaso Taleski, i cili përndryshe është zyrtar i lartë i FEMS dhe i cili ndihmoi që të marrim grantin FEMS. Faleminderit të gjithë kolegëve të mi që i përdorin njohuritë e tyre dhe që ftuan emra të shquar ligjëruesish, agjencionin Global Net Advertising për marrëdhëniet profesionale dhe në fund juve për këtë intervistë.