Si duhet të konsumohet uji gjatë motit të nxehtë?
Në verë konsumi i ujit duhet të jetë një proces i vazhdueshëm, nuk duhet të prisni deri sa të ndjeni etje apo deri sa të vijë deri te përkeqësimi i shëndetit për të pirë ujë. Sasia adekuate e ujit të cilën duhet ta konsumojë një person i rritur me një peshë mesatare prej rreth 70 kg është rreth 2 litra. Megjithatë, për shkak të natyrës së funksionimit, trupi i njeriut ndonjëherë mund të ketë nevojë për më shumë ujë, kështu që në mënyrë që trupi të funksionojë normalisht, ai ka nevojë për një furnizim adekuat me ujë.
Gjegjësisht, gjatë motit të nxehtë, rekomandohet që konsumimi i ujit të tejkalojë këtë sasi. Gjithashtu është me shumë rëndësi që konsumimin e lëngjeve ta bëni gjatë gjithë ditës dhe jo vetëm në një periudhë të caktuar të ditës.
Gjatë motit të nxehtë është qenësore që t’i evitoni pijet që përmbajnë një sasi të lartë të kafeinës (çaj, kafe), sheqerit (pije të gazuara dhe të ëmbëlsuara) dhe alkoolin. Për shkak të vetive të tyre diuretike këto lëngje mundësojnë që trupi të humbasë një sasi më të madhe të lëngjeve dhe në këtë mënyrë paraqesin një rrezik potencial për dehidratimin e trupit. Punëtorët që punojnë në mjedise të hapura duhet të pinë të paktën gjysmë gote ujë në çdo gjysmë ore.
Aktiviteti fizik gjatë motit të nxehtë
Respektoni nevojat e trupit tuaj dhe kufizimet që jua vendosin ato gjatë në mot të nxehtë.
Një kujdes të posaçëm duhet të tregojnë personat me mbipeshë trupore, të moshuarit, fëmijët dhe personat që nuk janë mësuar me ushtrime të rënda.
Sasia adekuate e ujit të cilën duhet ta konsumojë një person i rritur me një peshë mesatare prej rreth 70 kg është rreth 2 litra., gjatë motit të nxehtë, rekomandohet që konsumimi i ujit të tejkalojë këtë sasi
1.Ndiqni rregullisht dhe në detaje parashikimin e motit
Ushtroni herët në mëngjes, jo më vonë se ora 9 e mëngjesit dhe pasdite pas orës 18:00.
2.Vishuni në mënyrë të përshtatshme
Trupi juaj ftohet duke djersitur, por ftohja është më e vështirë në kushte të caktuara (kushte atmosferike, veshje të papërshtatshme, sforcim intensiv) sepse djersa nuk avullohet aq shpejt nga lëkura juaj. Rrahjet e zemrës suaj rriten përderisa trupi juaj punon më shumë për ta ruajtur freskinë.
Rrobat tuaja duhet të jenë të gjera dhe me ngjyra të hapura. Rrobat tuaja duhet të jenë nga pambuku, jo sintetike. Kur jeni jashtë mbani syze dielli dhe aplikoni krem për mbrojtje nga dielli në të gjitha pjesët e trupit që vijnë në kontakt me rrezet e diellit të paktën 30 minuta para ekspozimit në diell dhe me një faktor të paktën 30.
3.Hidratimi
Gjatë një dite ju mund të humbisni edhe nga disa litra ujë, kështu që gjatë ushtrimeve merrni me vete disa litra ujë. (Burimi: ISHP i RMV)