Informohuni (Internet, agjenci, njohje personale, etj.) për gjendjen e përgjithshme shëndetësore, sëmundjet infektive dhe rreziqet e mundshme shëndetësore në zonën ku planifikoni të udhëtoni. Një muaj përpara se të niseni për në udhëtimin tuaj të planifikuar, kontrolloni rekomandimet për terapinë profilaktike (p.sh. barna kundër malaries) dhe/ose vaksinimin (p.sh. kundër etheve të verdha) në zonën ku planifikoni të udhëtoni. Kontrolloni nëse i keni marrë të gjitha vaksinat tuaja nga kalendari i imunizimit, e sidomos kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve me të cilët do të udhëtoni. Nëse keni nevojë për informacion shtesë, konsultohuni me mjekun tuaj amë ose Qendrën më të afërt të Shëndetit Publik.
Mbani kapelë me strehë të gjerë dhe syze dielli me mbrojtje UV. Vishni veshje pambuku të gjera, të lehta dhe me ngjyra të hapura/të bardha. Aktivitetet në natyrë planifikoni gjatë periudhës më të freskët të ditës, para orës 11 dhe pas orës 17:00.
Përgatitni një çantë me barna (për ndihmën e parë, për terapi kronike (nëse ka), antipiretikë, analgjetikë, barna të ndryshme për problemet gastrointestinale dhe çdo gjë që mendoni se mund ta keni të vështirë ta gjeni në destinacionin tuaj të udhëtimit).
Pastaj, sigurohuni që të merrni me vete preparate kundër insekteve, krem kundër diellit me faktor mbrojtës UV mbi 30, dezinfektues me bazë alkooli dhe librezën e shëndetësisë.
Katër rregulla për udhëtime më të sigurta gjatë verës
Nëse i ndiqni këto katër rregulla, mund t’i zvogëloni gjasat e infektimit
- Përdorni repelentë
Përdorni repelentë (preparate kundër mushkonjave) në zonat tropikale, p.sh. me bazë DEET 30 – 50% ose icardine, në pjesët e pambuluara të lëkurës së trupit, duke e shmangur mukozën (sytë, hundën, gojën), ditën dhe natën, brenda dhe jashtë. Përdorni ekskluzivisht sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Mbani mend:
- Repelentët duhet të aplikohen shpesh, në varësi të djersitjes dhe ekspozimit ndaj ujit (pas larjes, notit),
- aplikojeni pas përdorimit të preparateve me faktor mbrojtës UV (kur përdoret në të njëjtën kohë),
- gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe fëmijët mbi 2 muaj nuk duhet të përdorin repelentë të bazuar në DEET ose icardine
- mbani me vete sasi të mjaftueshëm të repelentëve në rast të mungesës së mundshme.
- Gjatë udhëtimit vishni veshje dhe këpucë të rehatshme
Veshjet duhet të jenë me ngjyra të hapura, me mëngë të gjata dhe nëse është e mundur, vishni çorape dhe këpucë për ta mbuluar sa më shumë sipërfaqen e trupit. Mos harroni se mushkonjat kafshojnë edhe ditën edhe natën, edhe jashtë edhe brenda. Mushkonjat që transmetojnë infeksionet Zika, denga dhe chikungunya janë më aktive gjatë ditës dhe në muzg, ndërsa mushkonjat që transmetojnë malarien janë më aktive në muzg dhe në mbrëmje.
Pini ujë të pijshëm të sigurt. Uji i pijshëm duhet të jetë pa akull, për të parandaluar kështu sëmundjet infektive dhe ftohjen.
- Përdorni rrjeta mbrojtëse ose pushoni në dhoma me ajër të kondicionuar
Gjatë udhëtimit, flini dhe pushoni në dhoma me ajër të kondicionuar ose dhoma me rrjeta mbrojtëse në dritare dhe dyer.
Nëse flini jashtë ose në dhoma të pambrojtura nga mushkonjat, sigurohuni që të flini nën një rrjetë mbrojtëse të njomur me insekticide.
Mos harroni se mushkonjat kafshojnë edhe ditën edhe natën, edhe jashtë edhe brenda. Mushkonjat që transmetojnë infeksionet Zika, denga dhe chikungunya janë më aktive gjatë ditës dhe në muzg, ndërsa mushkonjat që transmetojnë malarien janë më aktive në muzg dhe në mbrëmje.
- Nëse sëmureni kërkoni ndihmë mjekësore
Nëse gjatë udhltimit ngrini temperaturë (38°C e lart) ose manifestoni simptoma të tjera, kërkoni ndihmë mjekësore. Malaria dhe sëmundjet e tjera tropikale mund të jenë serioze dhe duhet të trajtohen menjëherë.
Qëndroni të sigurt gjatë aktiviteteve ujore. Nëse gjatë udhëtimeve tuaja verore planifikoni të bëni aktivitete ujore, kini kujdes kur notoni, lundroni ose zhyteni, sidomos në ato vende ku mund të mos ketë shërbime të urgjencës ose shpëtimtarë në plazhe. Shmangni notin në lumenj. Infeksionet si shistozomiaza dhe leptospiroza transmetohen nga kontakti me ujërat e ëmbla.
Bëni kujdes nëse uji ku do të laheni ka:
- Barriera që e kontrollojnë qasjen në ujë;
- Hapësirë të sigurt për fëmijët e moshave parashkollore;
- Shpëtimtarë në plazh dhe sistem për informimin për cilësinë e ujit për larje rekreative;
- Trupi ujor për larje rekreative duhet të jetë i siguruar dhe i sigurt për larje për të gjitha kategoritë e qytetarëve, ndërsa thellësia e sigurt për larje të jetë e shënuar në mënyrë adekuate. Prezantimi dhe zbatimi i rregullave të sigurta për lundrim, transport të udhëtarëve, duke përfshirë këtu edhe veshjen e pajisjeve të sigurisë personale (jelekët e shpëtimit);
Pas kthimit nga udhëtimet verore
Nëse sëmureni brenda tre javësh nga kthimi, njoftoni mjekun tuaj se ku dhe kur keni udhëtuar dhe kur jeni sëmurë. Tek personat që shfaqin simptoma të sëmundjes Zika, malaries etj. është e nevojshme të zbatohen masat për mbrojtjen nga pickimi i mushkonjave (rrjeta mbrojtëse për shtretër, dritare dhe dyer). Pas kthimit dhurimi vullnetar i gjakut shtyhet për një kohë të caktuar.
Parimet e përgjithshme për udhëtimin tuaj
- Pini ujë të pijshëm të sigurt. Uji i pijshëm duhet të jetë pa akull, për të parandaluar kështu sëmundjet infektive dhe ftohjen.
- Mbani kapelë me strehë të gjerë dhe syze dielli me mbrojtje UV.
- Vishni veshje pambuku të gjera, të lehta dhe me ngjyra të hapura/të bardha.
- Aktivitetet në natyrë planifikoni gjatë periudhës më të freskët të ditës, para orës 11 dhe pas orës 17:00.
- Bëni pushime të shkurtra shpesh dhe mundohuni të qëndroni në hije kur jeni jashtë.
- Nëse bëni aktivitete të vështira në vapë, si alpinizmi ose çiklizmi, përpara atij aktiviteti
- ambientohuni me temperaturën e jashtme duke ushtruar 1 orë në ditë në vapë.
- Nëse jeni në ambiente të mbyllura në të cilat freskoheni me kondicioner, fikeni kondicionerin të paktën gjysmë ore para se të dilni jashtë në vapë, që të përshtateni më lehtë me dallimin e temperaturës.
(Burimi: Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut)