Sipas hulumtimit të fundit në Izrael, shumica e njerëzve që morën dozën e tretë të vaksinës Pfizer kundër COVID-19, kishin reagime të ngjashme, por numerikisht më pak në krahasim me vaksinat që kishin marrë më parë.
Shumica e njerëzve që morën dozën e tretë të vaksinës Pfizer kundër koronavirusit përjetuan efekte anësore që ishin të ngjashme ose më të pakta se pas marrjes së dozës së dytë, tregon studimi fillestar në Izrael.
Dhjetë ditë më parë, Izraeli filloi të ofrojë një dozë të tretë të rivaksinimit të vaksinës për njerëzit mbi moshën 60 vjeçe, si pjesë e përpjekjeve për të ngadalësuar përhapjen e variantit delta shumë ngjitës të virusit. Kjo e ktheu Izraelin në një terren testimi për dozën e tretë, para se të miratohej nga Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Institucioni më i madh shëndetësor i Izraelit, Klalit, njoftoi dje se më shumë se 240 000 njerëz kishin marrë dozën e tretë të vaksinës Pfizer.
Rreth 4,500 njerëz që morën dozën e tretë nga 30 korriku deri më 1 gusht iu përgjigjën pyetjeve dhe u përfshinë në studim.
Tetëdhjetë e tetë përqind e pjesëmarrësve në studim thanë se në ditët pas marrjes së dozës së tretë, ata ndiheshin “ngjashëm ose më mirë” për sa i përket ndjenjës pas marrjes së dozës së dytë. Tridhjetë e një përqind raportuan disa efekte anësore, më e zakonshme ishte dhimbja në vendin e injektimit.
Rreth 0.4 përqind e të anketuarve thanë se vuanin nga vështirësia në frymëmarrje dhe një përqind thanë se kërkuan kujdes mjekësor për një ose më shumë efekte anësore.
Ran Balitzer, udhëheqësi i hulumtimit në Clalit, tha se rezultatet, megjithëse “fillestare dhe të vetë-raportuara”, lejuan një krahasim të efekteve anësore nga doza e dytë, dhe “rezulton se në shumicën e rasteve ato janë të ngjashme ose më pak në dozën e tretë”.
“Megjithëse ende nuk kemi studime afatgjata mbi efikasitetin dhe sigurinë e dozës së tretë, për menaxhimin individual të rrezikut të çdo personi më të vjetër se 60 vjet, këto gjetje vazhdojnë të tregojnë përfitimet e vaksinimit, me kujdes tek të rriturit dhe shmangia e grumbullimeve në ambiente të mbyllura”, thekson Balitzer.