Studim më i fundit i realizuar nga Shoqata Endokrinologe e Çikagos, rekomandon që të hani një fetë bukë për mëngjes nëse dëshironi që të humbni disa kilogram.
“Një fetë buke që do ta hani në mëngjes, çon në zvogëlimin e ndikimit të glukozës dhe u trashë më pak sesa e njëjta sasi e bukës nëse do ta hani gjatë mbrëmjes”, tha Daniela Jakubovic, udhëheqëse e hulumtimit.
Në hulumtim morën pjesë persona me diabet dhe persona mbipeshë. Ata që e hanin fetën e bukës gjatë mëngjesit, një drekë mesatare dhe një darkë të vogël humbë 24 kilogram për tre muaj, krahasuar me ata që bënë të kundërtën dhe kishin shtuar pothuajse 7 kilogramë më shumë.
Për vite me radhë kemi dëgjuar paralajmërimet për të reduktuar konsumin e bukës e cila është e pasur me sheqer, ndërsa ka shumë pak vlera ushqyese. Çelësi është që të zgjidhni kohën e duhur kur ta hani bukën. Koha kur e hani bukën është shumë më e rëndësishme sesa ajo se çka hani mbrenda ditës, shkruan mydomaine.com.
Mëngjesi cilësor i cili përfshin një fetë bukë mund të jetë çelësi kryesor i të ushqyerit të shëndetshëm.