Xhenxhefil është mjaft i shëndetshëm, këtë tashmë me siguri e dini. Megjithatë, në disa raste kjo bimë nuk duhet të konsumohet. Xhenxhefil është rrënjë e cila i forcon muskujt dhe stimulon tretjen, ndërsa nëse jeni shtatzënë stimuluesit e tillë mund të çojnë në kontraksione të parakohshme. Në shtatzaninë e hershme, xhenxhefil mund të eliminojë të përzierat, por në tre muajt e fundit të shtatzënisë mos e përdorni atë.
Xhenxhefil e rrit qarkullimin dhe rrjedhjën e gjakut gjë që është i mrekullueshëm për ata që vuajnë nga diabeti ose ata që kanë probleme me obezitetin.
Por për njerëzit që kanë probleme me koagulimin e gjakut mund të jetë mjaft e dëmshme dhe mund të çojnë në gjakderdhje të tepërt edhe në lëndimet më të vogla, kështu që mund të neutralizoj efektet e disa barnave.
Nëse jeni duke marrë barna për tensionin e lartë të gjakut, xhenxhefi mund të ketë ndikim negativ. Kjo bimë i zvogëlon efektet e fuqishme të barnave, si beta-bllokuesit, dozat e insulinës dhe antikoagulantët.
Njerëzit të cilët përpiqen të shtojnë peshë trupore nuk duhet të konsumojnë xhenxhefil, pasi që është përplot me fibra që e reduktojnë oreksin.
Gjithashtu, konsumi i tepërt i xhenxhefilit mund të çojë në humbje të peshës, rënien e flokëve dhe cikël jo të rregullt.