Mandarinat janë të pasura me materie ushqyese dhe vitamina, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e gripit dhe ftohjeve, por edhe gjatë sëmundjeve të rënda, siç është karcinomi.
Ja përse duhet të përfshihen mandarinat në menunë ditore:
- Sipas disa studimeve, mandarinat përmbajnë përbërës të cilët mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit të mëlçisë dhe gjirit.
- Antioksidantët e pranishëm në mandarina mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe të rrisin nivelin e kolesterolit të mirë (HDL). Mandarinat gjithashtu përmbajnë fibra të cilat i pastrojnë arteriet nga kolesteroli i keq.
- Meqë fibrat e mandarinës i pastrojnë enët e gjakut, ato në mënyrë indirekte mundësojnë qarkullimin optimal të gjakut përmes venave dhe arterieve, duke arritur kështu tensionin normal të gjakut.
- Për shkak të sasisë së madhe të fibrave, mandarinët mbajnë të ngopur, të cilat automatikisht parandalojnë të ngrënit tepër dhe futjen e tepruar të kalorive.
- Ata janë të pasura me vitaminë C, e cila e forcon imunitetin dhe mbron nga gripi sezonal dhe viruset.
- Konsumi i rregullt i mandarinave ose të paktën lënu i tyre e bën lëkurën të shëndetshme dhe me shkëlqim.
Duke qenë se ato janë të pasura me vitaminë C, me konsumin e vetëm një mandarine në ditë merren 80% e antioksidantëve të nevojshëm në nivel ditor.