Statusin mbretëror të vajrave tradicionalisht e mbart vaji i ullirit, por pas tij nuk është shumë larg edhe vaji i kungullit i cili është mjaftë ushqyes, shërues, aromatik dhe antistresues!
Ai fitohet nga farat e kungullit Cucurbita pepo, i cili është i pasur me minerale, vitamina, proteina dhe acide yndyrore të pangopura.
Vaj më kualitativ i kungullit fitohet me metodën e përpunimit në të ftohtë, me të cilën ruhen të gjitha vlerat ushqyese të këtij super artikulli. Më së miri është që të konsumohet në formën natyrale, duke mos u përpunuar termikisht me qëllim që të kurseni të gjitha lëndët ushqyese.
- Është i pasur me acid oleik i cili ul kolesterolin “e keq” LDL dhe mbron nga sëmundjet e zemrës.
- Burim i shkëlqyer i vitaminave D, E dhe K, si dhe i magnezit, hekurit, manganit, bakrit, zinkut dhe selenit. Bakri dhe mangani janë të rëndësishëm për rezistencën e trupit të stresuar.
- Vaji i kungullit është një antidepresant natyror sepse është i pasur me acid glutamik, i cili merr pjesë në krijimin e serotoninës, hormonin e lumturisë.
- Është i njohur për efektin e tij anti-inflamator dhe diuretik.
- Stimulon funksionin e veshkave, lehtëson proceset inflamatore të sistemit urinar dhe largon simptomat e prostatës.
- Përmirëson tretjen, pastron parazitët nga zorrët dhe ndihmon gjatë kolitit dhe sindromit të zorrëve të irrituara.
- Mund të përdoret edhe për masazh sepse e ushqen lëkurën, por i përshtatshëm është gjithashtu edhe për kujdesin e rrënjëve të flokëve.
- Mjaft i çmuar është edhe në kuzhinën sepse ka një aromë të pasur e cila i rafinon ushqimet e kripura dhe të ëmbla. Zakonisht shtohet në sallata, por edhe në salca, gatime, ushqime me perime dhe mish, por dhe ëmbëlsira.