Shkencëtarët kinezë krahasuan 15 hulumtime të botuara për të parë se çfarë efekti ka konsumi ditor i djathit në shëndetin e njeriut. Hulumtimi analizoi gjendjen shëndetësore të mbi 200 000 njerëzve gjatë një periudhe 10 vjeçare. U ndoqën edhe zakonet e tyre të të ushqyerit, e sidomos faktin se sa shpesh hanë djathë.
Rezultatet treguan se ata që hanin 40 gramë djathë në ditë, kishin shanse më të ulëta prej 14% ndaj sëmundjeve të zemrës, ndërsa rreziku i sulmit në tru tek to ishte më pak se 10%.
Megjithatë, djathi përmban shumë yndyra të ngopura, të cilat në studimet e mëparshme është treguar se kanë ndikim në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Megjithatë, shkencëtarët sot besojnë se kalciumi i djathit ndikon tek kolesteroli i mirë, por e zvogëlon kolesterolin e keq.
Por, në studimin e publikuar, shkencëtarët paralajmërojnë se vetëm konsumimi i djathit nuk mund të përmirësoj gjendjen e zemrës, nëse individi nuk ka një mënyrë jetese të shëndetshme. Pjesëmarrësit në studim, ndër të tjera ushtronin, shmangnin zakonet e dëmshme ose ushqeheshin në mënyrë të shëndetshme, thuhet në studim.