Nga shumica e çajrave bimorë, hibiskusi dallohet nga ngjyra e kuqe, shija e thartë dhe sasia e madhe e vitaminës C. Është i pasur me flavonoide, ndërsa roli i tij në rimëkëmbjen e organizmit është i madh.
Zvogëlon tensionin e gjakut
Shkencëtarët përmes studimeve të shumta kanë treguar se çaji nga hibiskusi është i mirë për shëndetin e zemrës dhe e zvogëlon tensionin e gjakut, edhe atë vetëm pas katër javësh konsumimi çaj.
Përmirëson gjendjen shpirtërore
Flavonoidet e këtij çaji janë të mira për shëndetin mendor, lehtësojnë simptomat e depresionit dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore.
Forcon imunitetin
Antioksidantët e fortë të këtij çaji mund të përmirësojnë imunitetin dhe të promovojnë prodhimin e rruazave të bardha të gjakut të cilat janë të rëndësishme në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet.
Lehtëson dhimbjet menstruale
Ky çaj është një nga preparatet më të mira natyrale për lehtësimin e shqetësimeve të femrave, kështu që përveç dhimbjeve gjatë ciklit mujor, do të zvogëlojë edhe fryrjen.
Diuretik natyral
Hibiskusi ka veti diuretike që ndihmojnë në sekretimin e lëngjeve të tepërta nga organizmi dhe lehtëson lodhjen.