Ja pse nuk mund të injoroni dhimbjen e nofullës

Me siguri mendoni se kërcitja e dhëmbëve është diçka për të cilën nuk duhet të  shqetësoheni, veçanërisht pasi shumica e njerëzve e bëjnë këtë gjë, por kjo mund të shkaktojë probleme si, shkatërrimin e dhëmbëve dhe ndjeshmërinë e tyre.

Nëse shpesh zgjoheni me nofullë të mpirë, qafë të tendosur dhe dhimbje koke, këto gjëra nuk duhet që t’i duroni. 

Burim i dhimbjeve mund të jenë muskujt e përtypjes ose kyçi i nofullës. Dhimbja mund të jetë vazhdimisht e pranishme ose të shfaqet gjatë kohës që përtypni, gogësimës, puthjes dhe mund të pengoj dukshëm jetën e përditshme normale. Kërcitja e dhëmbëve ose bruksizmi është shtrëngimi i tepruar i dhëmbëve pa kontroll të ndërgjegjshëm. Kërcitja e dhëmbëve zakonisht ndodh në mbrëmje gjatë kohës së gjumit dhe është pasojë e stresit, ankthit dhe tensionit psikologjik. Sigurisht, nëse dhimbja është e shpeshtë dhe e padurueshme, konsultohuni me mjekun.

Cilat janë pasojat?