Ja se çfarë duhet të hani nëse keni probleme me tretjen

Shmangni ushqimet me shumë yndyrë, fibra, si dhe ushqimet e skuqura, djegëse dhe të tharta, si dhe disa artikuj ushqimor me prejardhje shtazore që kanë shumë proteina, pasi që trupit i nevojitet më shumë kohë dhe energji për t'i tretur këto ushqime.

Kur ju mundojnë problemet në stomak si diarreja, fryrja ose tretja e dobët, në ato ditë është mirë që të konsumoni artikuj ushqimor që janë lehtësisht të tretshëm.

Fillimisht, peksimadhja ndihmon gjatë nauzeas dhe e largon refluksin. Më së miri është që peksimadhja të jetë prej miellit të bardhë (sigurisht, nëse nuk keni intolerancë ndaj glutenit), pasi që peksimadhja integrale përmban fibra të cilat mund të jenë problematike për tretje.

 Gjithashtu krekerat e kripur shpesh rekomandohen gjatë nauzeas, sidomos në periudhën e shtatzanisë gjatë përzierjeve të mëngjesit. Oriz i bardhë është burim i mirë i energjisë dhe në të njëjtën kohë nuk e ngarkon traktin digjestiv. 

 

Pastaj rekomandohen patatet, patatet e ëmbla dhe bananet, të cilat përmbajnë karbohidrate lehtësisht të tretshëm, si dhe minerale të cilat zhduken në një masë të madhe gjatë diarres.

Kur bëhet fjalë për ushqimet me prejardhje shtazore, mishi i pulës është burim i shkëlqyer i proteinave dhe në përgjithësi tretet lehtësisht, kështu që është një zgjedhje e mirë nëse keni probleme me tretjen. Më së miri është që mishi i pulës të konsumohet i pjekur, i zier ose i pjekur në skarë, mirëpo shmangni skuqjen me vaj, sepse vaji mund të përkeqësojë edhe më shumë simptomat. Një zgjedhje e mirë është edhe salmoni i cili përmban sasi të madha të acideve yndyrore omega-3 dhe në të njëjtën kohë nuk e ngarkon traktin digjestiv.

Nga ana tjetër, duhet të shmangen ushqimet me yndyrë, fibra, ushqimet e skuqura, djegëse dhe të tharta, si dhe disa artikuj ushqimor që përmbajnë shumë proteina (mish viçi, mish qengji) pasi që merr më shumë kohë dhe energji për të tretur ushqimin.