Po bëheni gati për të shkuar me pushime, por në momentin e fundit përballeni me diarre. Cilado qoftë arsyeja për shfaqjen e saj, a e dini se çfarë duhet të hani dhe të pini nëse keni diarre? Mbani mend, gjithmonë rekomandohen 4 artikuj ushqimor kryesor: banane, oriz, mollë dhe tost. Këto ushqime treten lehtë dhe nuk do ta ngarkojnë punën e zorrëve.
Natyrisht, duhet të pini edhe shumë lëngje, sidomos ujë. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë supa e pulës, uji i kokosit ose çaji. Kur të shëroheni pak, nëse ndjeni uri, hani omëletë.
Çfarë nuk duhet të hani nëse jeni me diarre?
Për fat të keq, lista e artikujve ushqimor të cilat duhet të shmangen nëse keni probleme me sistemin e tretjes është e gjatë, pasiqë ato mund ta përkeqësojnë situatën. Ja çfarë nuk rekomandohet:
- qumësht;
- ushqime të skuqura;
- mishi i qengjit;
- sardelet;
- perimet e papërpunuara;
- qepët;
- misri;
- citruset (agrumet);
- kafe;
- lëngje;
- ëmbëlsuesit artificial.
Kur duhet të vizitoheni tek mjeku?
Megjithëse, në parim shumica e çrregullimeve të tretjes mund të trajtohen në shtëpi, mjekun duhet të kontaktoni në situatat e mëposhtme:
- nëse diarrea zgjat 2 ose më shumë ditë;
- nëse jeni të dehidruar;
- nëse ndjeni dhimbje të forta abdominale;
- nëse keni temperaturë të lartë të trupit.