Peshën e tepërt e humbët, ndërsa mundi juaj u shpagua, por keni vën re se gjithnjë e më tepër ju bien flokët. Mos u shqetësoni, është mjaft normale, shkruan “Women’s Health”.
Ken L. Williams Junior, specialist i transplanteve, thotë: “E dimë që rënia e flokëve lidhet me humbjen e shpejtë të peshës ose me humbjen peshës për shkak të stresit”.
Nutricionistja Beth Waren, gjithashtu konfirmon se rënia e flokëve mund të jetë si pasojë e humbjes së peshës.
“Gjithçka varet nga materiet ushqyese,” thotë Fatima Cody Stanford, mjeke në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts. Njerëzit kur dobësohen, nuk konsumojnë proteina të mjaftueshme, kështu që trupi duhet të vendosë se ku do t’i dërgojë proteinat që i merr.
“Duke qenë se flokët nuk janë të nevojshme për mbijetesën tuaj, ato marrin “mbetjet” e proteinave, ndërsa shumica e proteinave kanë si objektiv organet kryesore dhe pjesë tjera të trupit, çka çon në humbjen e flokëve”, shpjegon Stanford.
Mos u shqetësoni, kjo është vetëm një gjendje e përkohshme. “Kur të ndërpritni procesi e humbjes së peshës, flokët do të rinovohen vetvetiu, thotë Warren.
Nëse dëshironi që të humbni sa më shumë peshë dhe të zvogëloni humbjen e flokëve, jini të vëmendshëm për sasinë e proteinave që merrni dhe dozën e rekomanduar ditore prej 46 gram.
“Nuk është keqe që të rrisni edhe konsumin e zinkut gjatë dietës”, thotë Stanford, sepse ai është minerali kreyesor për rritjen e flokëve (si dhe për thonjtë dhe shëndetin e lëkurës).
Rreth kësaj do të ju ndihmojnë perimet, si brokoli dhe spinaqi, frutat të tilla si avokado dhe fiqi dhe proteinat shtazore si vezët dhe mishi i viçit.