JENI SHPESH TË DJERSITUR? Ja se si të kuptoni kur bëhet fjalë për gjendje kronike që duhet trajtuar

Djersitja është dukuri normale, por çka nëse ndërhyn në jetën tuaj të përditshm, nëse ju djersiten duart në çdo situatë?

Është një gjendje kronike që mund të diagnostikohet si hiperhidrozë fokale primare ose hiperhidrozë fokale e gjeneralizuar. Ja si e përshkruajnë dermatologët këtë gjendje.

ÇFARË ËSHTË HIPERHIDROZA FOKALE PRIMARE?

Bëhet fjalë për djersitje të shtuar, të intensifikuar që mund të shfaqet vetëm në disa pjesë të trupit, më së shpeshti në sqetull, pëllëmbë, shputa ose ballë dhe nëse shfaqet në të gjithë trupin, është hiperhidrozë e gjeneralizuar. Është gjendje klinike që shfaqet në vitet e para të jetës dhe prek një pjesë të caktuar të trupit.

“Sipas definicionit, hiperhidroza fokale primare ndodh pa ndonjë arsye të dukshme. Mund të them se shumica e njerëzve e kanë pasur këtë gjendje që në fëmijëri, por rrallë e kuptojnë se çfarë është,” thekson Dr. Adam Friedman, profesor i dermatologjisë. Ai ndryshon nga i përgjithësuari që do të shkaktohet nga një gjendje mjekësore ose mjekimi i përdorur nga personi. Ndodh papritur dhe nuk ndalet as kur jeni në gjumë, ndaj është e rëndësishme të shkoni te mjeku dhe të diskutoni për medikamentet që po merrni.

CILAT JANË SIMPTOMAT E HIPERHIDROZËS FOKAL?

Akademia amerikane e dermatologjisë shpjegon se si mund të vërehet djersitja e tepërt:

  • Në një pjesë të caktuar të trupit
  • Në të dy anët e trupit
  • Menjëherë pas zgjimit
  • Të paktën një herë në javë

Ijet, gjoksi, shpina dhe zona posht gjoksit janë zona ku mund të ndodhë djersitje e shtuar.

ÇFARË E SHKAKTON KËTË GJENDJE?

Kur gjëndrat e djersës punojnë shumë, ato prodhojnë më shumë djersë. Pse po ndodh kjo? Ekspertët nga klinika e Cleveland-it theksojnë se kjo gjendje shfaqet shpesh në familje, ndaj ka mundësi që të jetë një komponent gjenetik.

SI TË ARRIJMË DERI TE DIAGNOZA?

Nëpërmjet analizave dhe bisedës mjeku do të konstatojë se për çfarë forme të sëmundjes bëhet fjalë dhe kur të përjashtohet lloji i gjeneralizuar do të bëhen pyetje të reja. Një prej tyre është nëse problemi ka lindur në rini. Shtrohet pyetja edhe nëse djersitja e shtuar ndodh vetëm në një ose më shumë vende. Nëse kjo gjendje është e pranishme, djersitja ndalet gjatë natës dhe nëse vazhdon gjatë kohës që flini, mund të ketë një gjendje tjetër në sfond. Është gjithashtu e rëndësishme t’i tregoni mjekut tuaj nëse kjo gjendje ju shqetëson shpesh ose nëse ka pasur vetëm një episod të djersitjes së tepërt në pjesë të caktuara të trupit. Nëse është formë primare e sëmundjes, atëherë djersitja nuk ndodh vazhdimisht dhe ndryshon në kohëzgjatje dhe është e pavarur nga temperatura e ajrit.