Deri vonë, ne gabimisht mendonim se për simptoma të tilla ankohen vetëm nga të moshuarit ose të sëmurët, por realiteti është krejt ndryshe.
Trupi i njeriut është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës, lagështisë, erës, presionit të ajrit, reshjeve, jonizimit pozitiv ose negativ të ajrit, por veçanërisht kur këto ndryshime ndodhin papritmas. Kështu flasim për meteoropatët – njerëz tek të cilët shfaqja e problemeve shëndetësore ose përkeqësimi i sëmundjeve themelore shoqërohet me mot të keq. Statistikat tregojnë se çdo i treti banorë i Tokës është meteoropat!
“Trupi i njeriut reagon ndaj ndryshimeve të temperaturës, lagështisë, presionit të ajrit, veçanërisht nëse është një ndryshim i papritur. Reagimet e trupit shpjegohen nga ndryshimet në sistemin neuroendokrin, gjë që i bën disa njerëz (meteoropatët) më të ndjeshëm dhe reagojnë më me dhunë ndaj ndryshimeve të tilla sesa ato që janë më pak të ndjeshëm”, thotë Dr. Sanja Krshek, specialist i mjekësisë familjare.
“Si pasojë e ndikimit të ndryshimeve të motit, vjen deri te sekretimi i shtuar i hormonit në pjesën e përparme të hipofizës ACTH (hormoni i stresit). Sekretimi i rritur i ACTH, së bashku me mekanizmin negativ të reagimit, zvogëlon sekretimin e endorfinës, shpesh referuar si hormoni i lumturisë. Për shkak të mungesës relative të endorfinës, ka një ndjeshmëri të shtuar, jo vetëm me rënien e humorit, por edhe manifestime fizike, siç janë ndjeshmëria e theksuar e sistemit muskulor, tendinor dhe nervor. Prandaj, nën ndikimin e kushteve të këqija të motit, dhimbjet e kokës, lodhja, pagjumësia, dhimbjet e kockave, marramendja, nervozizmi, problemet me përqendrim dhe vëmendjen mund të ndodhin, ndërsa tek pacientët kronikë simptomat e sëmundjeve kronike mund të përkeqësohen”, paralajmëron Dr. Krshek.
Ndryshimet e menjëhershme të presionit atmosferik janë veçanërisht të ndjeshmëm personat me sëmundje zemre, të moshuarit, por më shpesh femrat e moshës së mesme.
SI TË NDIHMONI VETEN?
Ekspertët ju këshillojnë të ushqeheni mirë (kushtojini vëmendje konsumit të pasur të frutave dhe perimeve), të pini shumë lëngje, të flini mjaftueshëm dhe të merreni me ndonjë aktivitet fizik çdo ditë (rreth gjysmë ore).
Gjegjësisht, aktiviteti fizik rrit nivelin e endorfinës dhe serotoninës – hormonet e lumturisë dhe ka efekt të dobishëm, jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në shëndetin mendor. Për të sëmurët kronikë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që rregullisht të marrin terapinë e përshkruar.
“Ekspertët që janë më të përfshirë në këtë fushë theksojnë rëndësinë e jashtëzakonshme të qëndrimit më të shpeshtë në natyrë në të gjitha kushtet e motit në mënyrë që të rrisin natyrshëm aftësinë e trupit për t’u përshtatur me kushtet e shumta të motit”, përfundoi Dr. Krshek.