Shkencëtarët kanë luftuar për muaj të tërë për të gjetur një përgjigje për pyetjen: si mundet që individët që janë vaksinuar dhe janë infektuar me koronavirus, kanë përgjigje kaq të fortë imune, në veçanti me këtë çështje u morr një institucion shtetëror amerikan, Oregon Health Authority, por gjithashtu merret me studimin e imunitetit tek ata që fillimisht u infektuan dhe më pas u vaksinuan.
Nëse shikojmë foton globalisht, që kur fikkoi pandemia me COVID-19, rreth 5.6 milionë njerëz kanë vdekur dhe rreth 9.6 miliardë doza vaksinash janë administruar. Krahasuar me personat e pavaksinuar, ata që janë të vaksinuar vuajnë më pak nga simptoma të rënda dhe rrallë vdesin, sipas Qendrës së Kontrollit Shëndetësor.
Mundësia e riinfektimit është e lartë, sepse virusi qarkullon në sasi të mëdha rreth nesh, shpjegon doktor Fikadu Tafes, autorja e studimit.
ÇFARË PËRGJIGJE OFRON STUDIMI?
Shkencëtarët janë të vetëdijshëm se infeksioni ofron imunitet, por tani ka debate se sa zgjat dhe sa i fortë është. Duke qenë se një numër i ri-infeksioneve janë regjistruar dhe disa njerëz janë vaksinuar pas sëmundjes, shkencëtarët donin të zbulonin se si këta faktorë ndikojnë në imunitetin. Deri më tani, ata kanë mbledhur të dhëna nga 104 të anketuar: të vaksinuar plotësisht që kanë pasur riinfeksion, ata që janë infektuar pas marrjes së vaksinës dhe ata që janë vaksinuar dhe nuk janë infektuar kurrë. Pasi u morën mostrat e gjakut nga të gjithë subjektet, ata matën përgjigjen imunitare. Ata e kuptuan se nuk kishte rëndësi nëse dikush e mori vaksinën i pari apo u infektua – sistemi imunitar reagon në mënyrë të ngjashme.
“Nuk ka asnjë ndryshim dhe në çdo rast do të fitoni imunitet jashtëzakonisht të fortë”, pohojnë ekspertët. Thonë se imuniteti hibrid është i fortë, pavarësisht moshës.
Një imunitet i tillë është i fortë, por sigurisht këshilla është që është më mirë të vaksinoheni dhe të ndërmerrni hapa për t’u mbrojtur nga virusi.
“Nëse vaksinohemi, jemi në një pozitë më të mirë. Mirëpo nëse virusi na sulmon, ne do të kemi vetëm një formë të lehtë të sëmundjes dhe në fund super imunitet”, tha Dr Tafes.
A DO TË THOTË IMUNITETI HIBRID FUNDI I PANDEMISË?
Shkencëtarët besojnë se kjo është e mundur sepse rezultatet e studimeve të mëparshme shkencore sugjerojnë se SARS-CoV-2 mund të bëhet infeksion endemik, siç është infeksioni sezonal respirator.