Metabolizmi përfshin një sërë procesesh kimike që ndikojnë në aftësinë e trupit për të kthyer yndyrën, sheqerin dhe proteinat në energji. Metabolizmi i shpejtë prodhon energji në mënyrë më efikase, ndërsa metabolizmi i ngadalshëm pothuajse nuk e bën këtë – duke rezultuar kështu në depozitimin e kalorive.
Përveç simptomave të zakonshme, ekzistojnë edhe simptomat atipike të metabolizmit të ngadalshëm. Në listën simptomave të zakonshme bëjnë pjesë: kilogramët e tepërt, mungesa e dëshirës seksuale, marramendje, dridhje, frymëmarrje e cekët, ngërçet, dobësi të muskujve, sytë e thatë dhe ngjirja e zërit.
Simptomat atipike janë: duart dhe këmbët e ftohta, pagjumësia, lëvizja e ngadalësuar, të folurit dhe mendimet, ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë, lëkura e thatë, vështirësi në gëlltitje, humbja e oreksit, kokëdhimbje, rënia e flokëve, dhimbje në muskuj dhe nyje, kapsllëku dhe imuniti i dobët.
Nëse doni të shpejtoni metabolizmin, përqendrohuni që të lehtësoheni nga stresi, të stabilizoni orarin e gjumit dhe futni mjaftueshëm lëngje në trup. Gjithashtu është e këshillueshme që të përfshihet edhe stërvitja e përditshme dhe të rritet masa muskulore, theksojnë profesionistët. Përveç kësaj, në pjatën tuaj le të ketë më shumë proteina, konsumoni çajin jeshil dhe ushqimet me erëza.