Kolesteroli i lartë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër. Quhet edhe vrasësi i heshtur, sepse shpesh nuk manifestohet nëpërmjet simptomave apo pamjes fizike të personit.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ruhet niveli normal i kolesterolit, sepse mund të shkaktojë depozitime yndyrore në arterie që çojnë në uljen e qarkullimit të gjakut në krahë dhe këmbë, thonë mjekët.
Një nga simptomat që mund të tregojë presionin e lartë të gjakut është dhimbja në krah. Nëse nuk trajtohet, mund të vështirësojë kryerjen e punëve të përditshme, por dhimbja përveç lëvizjes mund të shfaqet edhe gjatë pushimit.
Dhimbja mund të jetë e lehtë deri në e rëndë dhe zakonisht largohet pas disa minutash pushim. Nëse dyshoni për kolesterol të lartë, bëni analizat e gjakut, këshillojnë ekspertët.