Femrat të cilat nuk janë shumë në lëvizje janë më të prirura ndaj aktivizimit të trombociteve, sesa ato që janë në gjendje të mirë fizike. Ky është rezultati kryesor i një studimi të Universitetit Mjekësor të Vjenës dhe Institutit të Shkencave Sportive të zhvilluar në 62 femra të reja.
Aktivizimi i trombociteve (pllakëzave të gjakut) mund të çojë në formimin e trombeve shumë të rrezikshme. Nga ana tjetër, ato mund të shkaktojnë bllokimin e enëve të gjakut, ose trombozën, e cila çon në furnizimin e pamjaftueshëm të enëve të gjakut. Shkencëtarët vienezë në kuadër të studimit të tyre kanë zbuluar se rritja e aktivitetit trupor mund të çojë shumë shpejt në normalizimin e funksionit të trombociteve – për këtë janë të mjaftueshme dy muaj, tre herë në javë për të kryer trajnime më intensive.
Hulumtimet kanë treguar se aktiviteti i moderuar trupor, për një kohë relativisht të shkurtër mund të çojë në efekte pozitive, domethënë në sinhronizimin e vlerave të aktivizimit të trombociteve. Rezultatet, përveç kësaj, e kanë konfirmuar edhe faktin tashmë të njohur se, personat që merren me sport kanë një rrezik më të ulët prej 40% të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Rezultatet e këtij studimi janë të botuara në revistën mjekësore „Medicine & Sciene in Sport & Exercise”.