Të ushqyerit gjatë punës në ndërrime duhet të përshtatet në mënyrë specifike, pasi që, është treguar se njerëzit që punojnë në mbrëmje shpesh konsumojnë “ushqime të gabuara”, të cilat mund të përbëjnë rrezikun ndaj obezitetit ose sëmundjeve të ndryshme kronike.
Rregulli kryesor është që të konsumohen vakte ushqimore të lehta dhe të vogla, gjatë periudhës që jeni zgjuar gjatë natës. Pra, merrni një vakt të vogël në çdo tre orë – një sanduiç të lehtë, fruta sezonale, fruta të thatë, pini smoothie ose lëngje, ose bëni një sallatë si vakt kryesor me mish, peshk ose djathë.
Para se të shkoni në shtrat, hani një vakt ushqimor që përmban pak më shumë karbohidrate, për shembull, banane ose smoothie prej bananes, ose makarona, nëse është e mundshme.
Sigurisht shmangni ushqimin e shpejtë, të skuqur, sepse vetë puna në ndërrime është një tronditje për organizmin, prandaj përpiquni që sa më pak ta ngarkoni atë, ndërsa shpërblejeni me ushqime natyrale që do ta ndihmojnë atë.