JU DHEMB VAZHDIMISHT FYTI? Këto janë 9 sëmundjet dhe gjendjet që mund të jenë shkaku i saj

Si ta kuptoni nëse është dhimbje fyti apo një problem tjetër shëndetësor?

Në rast se dhimbja në fyt nuk shoqërohet me simptomat e zakonshme, zgjat pak më shumë se zakonisht dhe në rast të shfaqjes së simptomave të reja rekomandohet patjetër konsultimi me mjekun amë, thotë Dr. Josip Markeshic, specialist otorinolaringolog.

Ndër sëmundjet dhe gjendjet e tjera që mund të çojnë në dhimbje kronike të fytit, është e rëndësishme të përmendim:

TONZILITI KRONIK

Inflamacioni kronik i bajameve shpesh ka si simptomë dhimbjen e fytit.

ALERGJITË

Alergjitë ndaj pluhurit, polenit, qimeve të kafshëve, mykut dhe simptoma të ngjashme shpesh përfshijnë dhimbje dhe irritim të fytit.

AJRI I THATË

Përdorimi i tepërt dhe i vazhdueshëm i ajrit të kondicionuar në punë dhe në shtëpi mund të çojë në dhimbje të fytit (lagështuesit e ajrit mund të ndihmojnë në një farë mase).

FRYMËMARRJA E VËSHTIRËSUAR PËRMES HUNDËS

Frymëmarrja përmes gojës për shkak të ankesave të hundës (nazale) rezulton në thithjen e ajrit të thatë që (kalon nga hunda) dhe nuk është  i pastruar dhe i lagur.

IRRITANTËT

Ajri i ndotur dhe tymi i cigareve në ambiente të mbyllura (qoftë nëpërmjet pirjes së duhanit aktiv ose pasiv), alkooli, kafeja, pijet e gazuara dhe ushqimet shumë pikante mund të çojnë në dhimbje të fytit.

REFLUKSI GASTROESOFAGEAL/REFLUKSI LARINGOFARINGEAL

Rezultati i kthimit të acidit të stomakut nga lukthi në ezofag dhe në fyt (në formë të lëngshme ose në formën e një aerosoli); shpesh rezulton në dhimbje të fytit dhe ndjesi të trupit të huaj në fyt.

TENDOSJA E MUSKUJVE

Ndjenja e dhimbshme si pasojë e të bërtiturave, të folurit me zë të lartë dhe/ose të zgjatur.

HIV INFEKSIONI

Si simptoma të hershme ose në një fazë të avancuar për shkak të një tendence ndaj infeksioneve mykotike në fyt.

TUMORET

Karcinomat e zgavrës së gojës, gjuhës, orofaringut dhe laringut/hipofaringut (pjesa e poshtm e fytit) mund të kenë si simptomë dhimbjen e fytit; ato shoqërohen shpesh me zërin e ngjirur, gëlltitje dhe frymëmarrje të vështirësuar, si dhe prani gjaku në pështymë dhe sekrecione, si dhe ënjtje të madhe të qafës.