Ju flihet gjumë pasi keni ngrënë drekën? Ja çfarë nuk duhet të hani dhe të pini

Sapo hani ndjeheni menjëherë të përgjumur? Nuk jeni të vetmit, ky problemi i mundon shumë edhe të tjerët. Zbuloni cilat ushqime janë të mira për t'i konsumuar për drekë dhe cilat duhet të shmangen.

Koha më e mirë për të ngrën drekën është rreth orës 12 ose 13. Në qoftë se e shtyni për më vonë, me siguri do të keni më shumë uri dhe si rezultat i kësaj do t’ju shtohet dëshira për ushqime me shumë sheqer dhe yndyrë, të tilla si ushqimet e skuqura, ëmbëlsirat…

Dreka ideale duhet të përmbajë vitamina, minerale, yndyrna të shëndetshme, karbohidrate dhe proteina. Karbohidratet dhe yndyrnat na japin energji, ndërsa proteinat janë thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë. Provoni këto receta për një drekë verore.


Ushqimet të cilat është mirë që t’i konsumoni për drekë:

  • sanduiçë me mish pule, vezë, tuna, djathë ose mish viçi i pjekur dhe pasta integrale
  • sallatë
  • peshk si skumbri, salmoni dhe sardelet
  • bishtajoret dhe kus-kus
  • supë

Tre nga ushqimet që pasojnë në vijim janë zgjedhja më e keqe për drekë, sepse shkaktojnë rënien e energjisë, domethënë çojnë në letargji.


1. Patate të skuqura

Patate skuqen me shumë vaj, ndërsa ato kanë të bëjnë me karbohidratet e thjeshta të cilat duhet të shmangen gjithmonë, sepse papritmas e ngrenë nivelin e sheqerit në gjak dhe po aq papritmas e ulin atë. Nëse hani patate të skuqura për drekë, do të përjetoni papritmas rënien e energjisë, letargji dhe përgjumje.

2. Qumështi i lopës

Megjithëse qumështi i lopës mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar, mund të ndikoj negativissht mbi nivelin e energjisë në trup. Qumështi i lopës më vështirë tretet, prandaj, procesit të tretjes i nevojitet një sasi e madhe gjaku që shkon në zorrë, ndërsa pjesa tjetër e trupit duhet të funksionojë me rrjedhje të ulët të gjakut. Humbja e gjakut mund të shkaktojë letargji.

3. Gjalpë kikirkash

Pasi të hani sanduiçin me gjalpë kikirikash, ka shumë gjasa që të ju zër gjumi. Shkaktar për përgjumje janë aminoacidet tryptofan që i përmban gjalpi i kikirikave. Mirëpo, gjalpi i kikirikave nuk duhet të shmanget krejtësisht, mjafton të kombinohet me “super ushqimet” të cilat na japin energji, si farat chia.