Ju haet diçka e ëmbël ose e kripur? Ushqimi që ju vjen ndërmend tregon shumë për ju

Të gjithë e dimë atë ndjenjën kur jemi në gjendje të bëjmë gjithçka për një copë çokollatë, kafe, patate të skuqura... Këto nevoja zbulojnë shumë më tepër sesa mendoni.

Shkrihen pas ushqimeve të kripura: Studimet tregojnë se dëshira për ushqimet e kripura rritet kur dispnimi bie, kështu që ngrënia e patateve të skuqura është vetëm një përpjekje për ta përmirësuar disponimin.

Mënyra e shmangies: Vitamina C (e cila gjendet në agrumet e frutave dhe perimet e gjelbra) dhe kaliumi (i fiqit dhe rrushit të thatë) mund t’ju ndihmojnë shumë në lidhje me këtë pasojë e cila lind si rezultat i jetesës së shpejtë.

Shkrihen pas ushqimeve pikante: Ndoshta, keni mungesë zinku në organizëm. Kjo krijon ndjenjën e lodhjes dhe letargjisë, kështu që në momente të tilla keni dëshirë të madhe për ushqime pikante.

Mënyra e shmangies: Sigurohuni që të hani çdo tre orë, duke përfshirë shumë proteina, siç janë frutat e thata, farat dhe galete nga orizi me gjalpë kikirikash.


Shkrihen pas kafeinës: Ndoshta, jeni të lodhur, të mërzitur ose thjesht e keni mësuar organizmin me një dozë të caktuar kafeine. Nëse pini kafe kur jeni të stresuar, mbani në mend faktin se në këtë mënyrë vetëm e përkeqëson situatën.

Mënyra e shmangies: Për të rritur nivelin e energjisë nuk ju duhet kafeja. Ndjenja e lodhjes shpesh është shenjë e dehidrimit. Një gotë ujë do të jetë shumë më e dobishme për ju edhe atë për një kohë të gjatë.

Shkrihen pas ëmbëlsirave:  Ndoshta, ju jeni të stresuar. Sipas hulumtimeve, nevoja për sheqer është mënyra kur organizmi përpiqet të trajtojë presionin intenziv.

Mënyra e shmangies: Dilni për shëtitje. Studimet tregojnë se shëtitja e lehtë prej 15 minutash mund të zvogëlojë dëshirën për ëmbëlsira. Stërvitja i balancon neurotransmetuesit në tru dhe e rrit nivelin e serotoninës (hormoni përgjegjës për ndjenjën e relaksimit, optimizmit dhe lumturisë), me këtë e largoni stresin shkak i të cilit dëshironi një copë çokollate.

Shkrihen pas pastave:  Ndoshta nuk jeni në disponim ose jeni në PMS. Derisa jeni të lodhur ose pa disponim niveli i serotoninës bie dhe si pasojë e mangësisë së këtij hormoni, organizmi përpiqet ta kompensojë atë nëpërmjet karbohidrateve.

Mënyra e shmangies: Hani pasta intergrale dhe ushqime me indeks te ulët glikemik, siç janë patatet e ëmbla dhe kungulli. Ky ushqim siguron rritje më të ulët të nivelit të sheqerit në gjak dhe lehtësisht tretet, duke i siguruar organizmit më shumë energji për një kohë më të gjatë.