Një ekip hulumtuesish në vitet e kaluara, janë marrë me atë se cilët artikuj ushqimor shkaktojnë varësi të madha tek njerëzit. Në këtë mënyrë ata përdorën shkallën e varësisë nga ushqimi Yale Food Addiction Scale, e cila është krijuar për të matur se cilat ushqime të caktuara i lakmojnë njerëzit.
Në këtë mënyrë, ata zbuluan se djathi është në krye të tabelës, dhe e gjitha kjo si pasojë e kazeinës. Vet fjala kazeinë vjen nga latinishtja caseus, që do të thotë djathë, proteinë kjo e cila me anë të koagulimit mundëson prodhimin e djathit.
Ndikon si drogë në tru
Kazeina gjithashtu gjendet edhe në produkte tjera të qumështit, ndërsa ndikon në receptorët e trurit njëjtë si opiatet, dhe e gjithë kjo lidhet me varësinë.
Autorët e hulumtimit gjithashtu zbuluan se, ushqimet e përpunuara kanë të bëjnë me varësinë, njejtë si ushqimet e yndyrshme, të cilat është vështirë që t’i përjashtosh nga ushqerja po për të njëjtën arsye.
Në hulumtim morrën pjesë 120 studentë të cilët duhej të zgjedhin midis 35 produkteve ushqimore me vlera të ndryshme ushqyese në shkallën Yale.
Në pjesën e dytë të studimit u përfshinë 384 persona të cilëve iu dha ushqim, por pa një rradhitje hierarkik, ndërsa atyre ju kërkua që të zgjedhin produktet e preferuara.
Tek shumica e të anketuarve të cilët treguan simptoma të varësisë ushqimore, djathi “kishte prekur” të gjithë receptorët në tru, njejtë sikur të ishin prekur nga droga.