Profesionistët theksojnë se shfaqja e marramendjes shpesh është simptomë që tregon se ju vuani nga ngushtimi i enëve të gjakut, dmth nga sëmundja e aterosklerozës.
Marramendjet në kombinim me shikimin e turbullt dhe të dyfishtë, si dhe me lëvizjen e vështirësuar të duarve dhe këmbëve, mund të jetë shenjë e arterieve të bllokuara. Kjo është mënyra se si reagon trupi, pasiqë qarkullimi i gjakut në tru është zvogëluar, mirëpo nëse nuk trajtohet me kohë, ateroskleroza mund të shkaktojë atak në zemër ose dështimin e zemrës.
Nëse shpesh ndjeni se ju merren mendtë, sigurohuni që të kërkoni ndihmë mjekësore, në mënyrë që të parandaloni në kohë sëmundjet e mundshme serioze.
Përveç ngushtimit të enëve të gjakut, marramendja gjithashtu tregon edhe për shumë sëmundje të tjera, siç është anemia, tensioni i ulët i gjakut, ankthi, migrena, sëmundja Meniere (sëmundja e veshit të brendshëm) dhe infeksioni i veshëve.