Problemet me traktin digjestiv janë një nga problemet më të sikletshme shëndetësore. Shumë prej atyre që vuajnë nga kapsllëku, praktikojnë aktivitete që janë në kundërshim me trajtimin e zorrëve dembele.
Këto janë shprehitë më të zakonshme që duhet t’i shmangni:
Ushqimi jo i shëndetshëm dhe i shpejtë
Shmangni snacks, ëmbëlsirat, pijet e gazuara dhe produktet tjera që vetëm do të përkeqësojnë kapsllëkun dhe do të ngadalësojnë procesin natyror të tretjes.
Alkooli
Alkooli shkakton dehidrim të organizmit, gjë që përkeqëson simptomat e kapsllëkut. Pija më e mirë që duhet konsumuar në atë periudhë është uji i thjeshtë, ose lëngu i kumbullave.
Produktet e qumështit
Produktet e qumështit tek shumë njerëz shkaktojnë fryrje. Për shkak të kësaj ju do të keni gazra, por ato mund të jenë gozha të dhimbshme dhe të sikletshme, nëse në të njejtën kohë keni edhe kapsllëk. Prandaj shmangni ato.
Aktiviteti fizik
Pa marrë parasysh sa dembel jeni, nëse vuani nga zorrët dembele, merreni me aktivitete fizike, sepse kështu do të inkurajoni metabolizmin e shpejtë dhe tretjen më të lehtë të ushqimit.