Ekspertët italianë analizuan të dhënat e 11 studimeve, që përfshinin 250 000 njerëz gjatë një periudhe 19 vjeçare për të zbuluar se cili prej të anketuarve përjetoi goditje në tru ose sëmundje të zemrës, si dhe u matën nivelet e tyre të kaliumit në urinë. Hulumtuesit e fakultetit të mjekësisë në Napoli zbuluan se rritja ditore e kaliumit prej 1 630 miligramësh zvogëloi rrezikun e goditjes në tru me 21 për qind.
Në shqyrtimin e studimeve të shumta, hulumtuesit morrën parasysh edhe fakorët tjerë të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, megjithatë njerëzit që konsumonin më shumë kalium mund të merrnin vendime më të zgjuara mbi shëndetin dhe të kishin shprehi të shëndetshme, gjë që mund të shpjegoj përqindjen e zvogëluar të rrezikut, theksojnë ekspertët italianë. Hulumtimi i tyre është botuar në Journal of the American College of Cardiology.
Burim i pasur i kaliumit janë frutat dhe perimet, mirëpo kaliumi i neutralizon edhe acidet. Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë ushqime të pasura me kalium kanë skelet të fortë.
Doza e nevojshme ditore është 4 700 mg nga ushqimi, ndërsa të gjitha shtojcat e kaliumit mund të jenë të rrezikshme për zemrën. Artikujt ushqimor të pasur me kalium janë: bananet, portokalli, patatet e pjekura, kumbullat, rrushi dhe domatet.