Kanceri gjinekologjik është çdo kancer malinj që fillon në ndonjë nga organet e sistemit gjenital femëror dhe përfshin: kancerin e qafës së mitrës (lat. Carcinoma cervicis uteri), kancerin ovarian (lat. Carcinoma ovarii), kanceri i mitrës (lat. Carcinoma corporis uteri, Carcinoma endometrii), kanceri i vepërçuesit (lat. Carcinoma tubae uterinae), kanceri i vaginës (lat. Carcinoma vaginae), kanceri i vulvës (lat. Carcinoma vulvae).
Çdo kancer gjinekologjik ka karakteristikat e veta – simptoma të ndryshme, rrezik faktorë, masa të ndryshme parandalimi dhe trajtimi, zhvillim të ndryshëm të sëmundjes ose cilësinë e jetës (pas trajtimit).
Ajo që është e zakonshme është se tek çdo grua mund të shfaqet kanceri në ndonjë organ gjenital, ndërsa rreziku i shfaqjes rritet me kalimin e kohës. Gjithashtu, në përgjithësi do të thotë – sa më parë që të zbuohet (në një fazë të hershme të sëmundjes) edhe trajtimi edhe shërimi janë të mundshëm.
Pasi që nuk mund të thuhet me 100 % siguri se një grua do të vuajë nga kanceri gjinekologjik (përveç tendencës së trashëgimisë), e rëndësishme është që ta njihni trupin tuaj, si duket, si funksionon… sepse vetëm në këtë mënyrë mund të vihen re në kohë ndryshimet, të cilat jo domosdoshmërisht tregojnë për një proces malinj, por sigurisht që janë arsye për vizitë tek gjinekologu.
Simptomat që nuk duhet të injorohen:
- Hemoragji jonormale nga traktati gjenital
- Vanitet
- Pengesa gjatë urinimit ose nevojës
- Marrëdhënia seksuale të dhimbshme
- Këmbë të ënjtura dhe të tjera
Nëse shfaqet ndonjë nga simptomat e përmendura, jo gjithmonë do të thotë se është kancer i organeve gjenitale, sigurisht është i nevojshëm ekzaminimi tek gjinekologu.
Gjithashtu është karakteristike që në fazën e hershme të sëmundjes, nuk ka rregull për simptoma më të theksuara, megjithatë, kur ato të shfaqen sëmundja kryesisht është në fazë të avancuar, atëherë kur shanset e shërimit janë të vogla. Prandaj është mjaftë e rëndësishme që rregullisht të shkoni në ekzaminimet parandaluese, sepse në këtë mënyrë gjinekologu do të vërej shenjat e hershme të sëmundjes dhe menjëherë të fillohet me trajtim adekuat.
Përveç kontrolleve të rregullta parandaluese gjinekologjike, çdo devijim nga gjendja e zakonshme është shenjë që duhet të vizitoni gjinekologun.