Ekziston një rritje e ndërgjegjësimit për kancerin tek rinjtë, pjesërisht për shkak se disa persona me famë po flasin hapur për diagnozat e tyre të kancerit. Diagnozat e kancerit po rriten gjithashtu tek njerëzit nën moshën 50 vjeçare. Quhet kancer në fazat të hershme, ku diagnoza paraqitet tek të rriturit midis moshës 18 dhe 49 vjeç. Ky është një shqetësim për disa njerëz, sepse mosha është zakonisht një faktor rreziku kryesor për kancerin.
Ekspertët tanë ofrojnë këshilla dhe praktika më të mira për të rinjtë për ndihmë në mbrojtjen dhe zbulimin e hershëm të kancerit.
Në cilën moshë zakonisht bëhet zbulimi i kancerit?
Mosha mesatare për diagnostikimin e kancerit është 66 vjeç, sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Kancerit (NCI). Megjithatë, mund të ketë ndryshime midis llojeve të kancerit. Për shembull, mosha mesatare për diagnostikimin e kancerit të gjirit është 67 vjeç, ndërsa mosha mesatare për diagnostikimin e kancerit të mushkërive është 71 vjeç.
Megjithatë, kanceri mund të diagnostikohet në çdo moshë. Kanceri i kockave më së shpeshti diagnostikohet te njerëzit nën moshën 20 vjeç – rreth 25%. Rreth 12% e kancereve të trurit dhe sistemit nervor diagnostikohen në të njëjtën grupmoshë, sipas të dhënave të NCI-së.
Pse kanceri ka më shumë gjasa të diagnostikohet në fazat e fundit tek më të rinjtë në krahasim me të moshuarit?
Të rinjtë priren të mos vizitojnë ofruesin e tyre të kujdesit shëndetësor, përveç nëse kanë simptoma shqetësuese. Kjo veçanërisht vlen për meshkujt.
Disa të rinj në këtë grupmoshë me shumë gjasa nuk kanë as ofrues të kujdesit shëndetësor ose mund të mos kenë sigurim shëndetësor për një sërë arsyesh.
Kur një person i ri në moshë shkon te një ofrues i kujdesit shëndetësor për shkak të simptomave, kanceri zakonisht nuk është gjëja e parë që ofruesi mendon të testojë. Kjo për shkak se nuk është aq e zakonshme në këtë grupmoshë.
Çfarë ekzaminimesh për kancerin duhet të bëjnë personat e rinj në moshë?
Për njerëzit nën 50 vjeç, zbuloni nëse jeni në rrezik të shtuar për lloje të caktuara të kancerit. Kjo mund të përfshijë zbulimin e historisë suaj familjare dhe gjenetikës. Pasi t’i mësoni këto gjëra, është më mirë të bisedoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor se cilat ekzaminime mund të jenë të përshtatshme për ju.
Tre ekzaminime të kancerit që duhet ti bëni:
Skriningu i kancerit të gjirit: Gratë të të gjitha moshave inkurajohen të bëjnë vetëkontroll të gjirit të paktën një herë në muaj. Duke filluar nga mosha 40 vjeç, gratë duhet të bëjnë kontrolle të rregullta të gjirit ose mamografi. Gratë nën 40 vjeç që kanë faktorë rreziku për kancerin e gjirit duhet të flasin me mjekun e tyre për skriningun e hershëm.
Skriningu i kancerit të qafës së mitrës: Gratë duhet të bëjnë Pap testin e pare PAPANIKOLLAU, i cili ndihmon në gjetjen e qelizave jonormale në qafën e mitrës, duke filluar nga mosha 21 vjeçare. Gratë e moshës 21-29 vjeç duhet të bëjnë Pap Testin çdo tre vjet. Gratë e moshës 30-65 vjeç duhet të bëjnë një lloj kontrolli (ose HPV ose Pap test çdo 3-5 vjet).
Skriningu i kancerit të zorrës së trashë: Kanceri i zorrës së trashë është në rritje tek të rinjtë, dhe kjo ka qenë shumë në lajme në vitet e fundit. Njerëzit duhet të fillojnë të bëjnë skriningun e kancerit të zorrës së trashë në moshën 45 vjeçare. Nëse nuk jeni në rrezik të shtuar, duhet të bëni një kolonoskopi ose ekzaminim çdo 10 vjet. Nëse keni një histori personale ose familjare të kancerit të zorrës së trashë ose kancereve të tjera, bisedoni me ofruesin tuaj për skriningun e hershëm ose më të shpeshtë.
A vërehen lloje të caktuara të kancerit me shkallë më të lartë tek personat më të rinjë?
Gjatë viteve të fundit, ka pasur një rritje të diagnozave të kancerit kolorektal tek të rinjtë. Kanceri kolorektal është shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri tek të rriturit nën 50 vjeç. Megjithëse ekspertët nuk janë të sigurt saktësisht se çfarë po e shkakton rritjen, dieta e dobët dhe mungesa e aktivitetit fizik mund të jenë faktorë kontribues.
Çfarë mund të bëjnë të gjithë për të reduktuar rrezikun e kancerit?
Edhe pse disa kancere janë gjenetike ose mund të shfaqen me moshën më të madhe, ekzistojnë gjëra që mund të bëni për të zvogëluar rrezikun. Rreth një e treta e vdekjeve nga kanceri janë të lidhura me dietën e dobët, ushtrimin e pamjaftueshëm dhe mbipeshën. Këtu janë disa zakone të jetesës që duhen të keni parasysh:
Largojeni/qëndroni larg duhanit: Përdorimi i duhanit kontribuon në 30% të të gjitha vdekjeve të lidhura me kancerin. Asnjë formë e produktit të duhanit nuk është e sigurt, duke përfshirë cigaret elektronike dhe nargjilet. Pirja pasive e duhanit gjithashtu rrit rrezikun e kancerit.
Ushtroni rregullisht: Instituti Amerikan për Kërkimin dhe Zbulimin e Kancerit rekomandon të paktën 150 minuta ushtrime të moderuara ose 75 minuta ushtrime të forta çdo javë. Edhe nëse mund të bëni vetëm një shëtitje 20-minutëshe gjatë pushimit tuaj të drekës, është përsëri një opsion i shkëlqyeshëm. Qëndrimi aktiv mund të parandalojë lloje të ndryshme te kancerit dhe gjendje të tjera shëndetësore.
Mbani një peshë të shëndetshme: Të qenit mbipeshë rezulton në prodhimin dhe qarkullimin e dy hormoneve – estrogjenit dhe insulinës – që mund të nxisin rritjen e kancerit. Ruajtja e një peshe të shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun e disa llojeve të kancerit, si dhe gjendjeve të tjera shëndetësore.
Konsumoni një dietë të shëndetshme: Respektimi i një diete të shëndetshme mund t’ju ndihmojë të mbani një peshë të shëndetshme. Ushqimet bimore dhe ushqimet me fibra bimore mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit. Reduktimi i konsumit të mishit të kuq mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, gjirit dhe prostatës.
Kufizoni alkoolin: Është më mirë të mos pini alkool, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. Njerëzit që zgjedhin të pinë alkool duhet të kufizojnë marrjen e tyre në jo më shumë se dy pije në ditë për burrat dhe një pije në ditë për gratë. Një pije është 12 ons birrë të zakonshme, 5 ons verë, ose 1 ½ ons 80 pije alkoolike të distiluara.
Vaksinohuni kundër HPV: Vaksina e human papilloma virusit (HPV) mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe kancereve të tjera të shkaktuara nga HPV. Vaksina rekomandohet për djemtë dhe vajzat duke filluar nga mosha 11 ose 12 vjeç, por mund të jepet që në moshën 9 vjeçare dhe deri në moshën 45 vjeçare.
Pyesni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor apo pediatrin e fëmijës suaj nëse vaksina HPV është e përshtatshme për ju ose fëmijën tuaj.
Bëni skrining për hepatitin C: Hepatiti C është një infeksion i mëlçisë që mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë, veçanërisht karcinomës hepatocelulare. Është e rëndësishme që të kontrolloheni për hepatitin C nëse keni faktorë të tjerë rreziku. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të mëlçisë dhe kancerit.