Kandida, lat. Candida është një lloj myku që shfaqet dhe jeton jashtë dhe brenda trupit. Candida albicans dhe llojet e tjera Candida (p.sh. C. glabrata, C. krusei, C. tropicalis) – të referuara kolektivisht si Candida spp. – Llojet e Kandidës janë kërpudha njëqelizore që mbijetojnë më mirë në sipërfaqe të ngrohta dhe të lagështa dhe zakonisht mund të gjenden në lëkurë, në organet e tretjes, si dhe në organet riprodhuese, ku jetojnë si pjesë e florës normale. Sasi të vogla të candida janë zakonisht të pranishme çdo ditë në lëkurë, në gojë, në zorrën e trashë dhe në zorrën e hollë.
Sasitë e vogla të Kandidës janë të sigurta dhe nuk shkaktojnë simptoma. Megjithatë, disa faktorë të tjerë mund të bëjnë që kjo kërpudhë të shumohet jashtë kontrollit, duke rezultuar në një infeksion me Kandidën, i cili quhet “kandidozë”.
Çfarë është kandidoza?
Kandidoza është një infeksion i shkaktuar nga myku Candida, kur gjatë çrregullimit të florës vjen deri tek zmadhimi i kërpudhave në raport me bakteret dhe shfaqen simptoma të kandidozës si skuqje, kruajtje dhe simptoma të tjera. Në raste shumë të rralla, mund të vjen deri tek transmetimi i infeksionit, zakonisht në rastin e imunitetit të përgjithshëm.
Kandida zakonisht jeton në trup dhe nuk shkakton asnjë dëm. Gjendet në lëkurë, në sistemin tretës (përfshirë gojën dhe fytin) dhe në zonën gjenitale. Por në kushte të caktuara mund të shkaktojë infeksion tek fëmijët. Kjo mund të ndodhë kur lëkura është e dëmtuar, kur është e nxehtë dhe e lagësht ose kur fëmija ka një sistem imunitar të dobësuar. Tek disa fëmijë shumë të sëmurë, mund të infektojë indet më të thella ose qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojë sëmundje serioze. Përdorimi i antibiotikëve ose kortikosteroideve gjithashtu mund të shkaktojë shumëzimin e kandidës, pasi këto lloj ilaçesh vrasin bakteret normale, të cilat zakonisht parandalojnë rritjen e kërpudhave në trup. Në varësi të vendit të shfaqjes, kandida mund të jetë e pranishme si kandida në gojë, kandida në stomak, kandida në zorrët, kandida në jashtëqitjet e fëmijëve, kandida në gjak, kandida në urinë, kandida në organet gjenitale, dhe kandidoza sistemike.
Cilët fëmijë janë të rrezikuar nga kandida?
Fëmijët janë në rrezik për t’u prekur nga kandidoza kur janë të pranishme kushtet e mëposhtme:
mot i nxehtë, shumë i lagësht,
periudhë e gjatë kohore ndërmjet ndërrimit të pelenave,
higjiena e dobët diabeti mellitus,
marrja e ilaçeve siç janë antibiotikët apo kortikosteroidet,
gjendjet shëndetësore që dobësojnë sistemin imunitar,si diabeti, kanceri apo HIV.
Cilat janë simptomat e kandidës?
Simptomat e Kandidës mund të shfaqen pak më ndryshe tek çdo fëmijë dhe i rritur, dhe ato ndryshojnë në varësi të vendit ku ndodh infeksioni.
Simptomat më të zakonshme të kandidës përfshijnë:
depozitime të bardha në gjuhë dhe në mukozën e gojës, çarje e buzëve (skuqje dhe kruajtje në qoshet e gojës),
kollë e thatë dhe kruajtje në kanalin e jashtëm të veshit, dhimbje e rrallë e korneas,
skuqje dhe kruarje në pjesët gluteale dhe/ose inguinale tek foshnjat, Depozita të bardha në buzë – candida tek gratë,
sekrecionet vagjinale të bardha që duken dhe kanë erë si djathi, e shoqëruar me kruajtje – simptomat e kandidozës tek gratë depozitime të kuqe, të lagura dhe kruarje, depozitime të bardha në brendi, apo në majën e organit gjenital tek meshkujt,
skuqje dhe ndryshime në zonën e thonjve.
Si transmetohet kandida?
Kandida është, siç e kemi cekur tashmë, e pranishme në trup. Por në kushte të caktuara mund të transmetohet nga një person te tjetri – puthje, ushqyerje me gji, seks të pambrojtur. Vetëm transmetimi i mundshëm nuk përcakton shfaqjen e kandidozës, sepse për sa kohë që sistemi imunitar është i fortë dhe funksional, ju jeni të sigurt.
Kandida është e sigurt në prani të një sasie të mjaftueshme të baktereve të mira në zorrë. Megjithatë, kandidoza e zorrëve ndodh për shkak të çekuilibrit të zorrëve, imunitetit të reduktuar, përdorimit të tepërt të antibiotikëve dhe dietës së dobët. Më pas shfaqen simptoma të ndryshme të kandidës në zorrë. Nëse dyshohet për kandidozë të zorrëve, jashtëqitja duhet të ekzaminohet për të përcaktuar nëse kandida është e pranishme në jashtëqitje.
Simptomat e kandidës në zorrë:
fryrje
gazrat
urth
ngërçe në stomak
Depozita të bardha në gjuhë
diarre dhe/ose kapsllëk
kruarje rektale
Për të shëruar kandidën përdoren, antimykotikët e duhur, sintetike dhe ilaçe natyrore për kandidën e zorrëve. Në përgjithësi, është e nevojshme korrigjimi i dietës dhe reduktimi i disa ushqimeve të pasura me sheqerna të thjeshta, të rafinuara dhe miell të bardhë, si dhe disa ushqime acidike (limoni, domatet).
Flora normale e zorrëve mund të rikthehet duke përdorur kultura të caktuara bakteriale, të cilat mund të gjenden në disa lloje të kosit, por që gjenden në përqendrime shumë më të larta në preparatet e duhura probiotike. Probiotikët janë më të mirë për të mjekuar kandidën.
Si diagnostikohet kandidoza tek fëmijët?
Gjatë ekzaminimit, në bazë të simptomave dhe të gjithë historisë mjekësore, mjeku do të përcaktojë nëse ka një infeksion me kandidë. Për këtë qëllim mund të kërkohet testimi i kandidës, si dërgimi i mostrës së lëkurës, thonjve ose jashtëqitjes për analiza laboratorike mikrobiologjike, ku në mënyrë të sigurt do të përcaktohet prania e kandidës.
Trajtimi i Kandidës
Si të shpëtojmë nga kandida? Trajtimi i kandidozës përfshin disa barna të zgjedhura, dmth. jepen ilaçe kundër kandidës të cilat veprojnë në nivel lokal, direkt në zonën e infektuar. Në shumicën e rasteve, nuk është as e nevojshme dhe as e këshillueshme përdorimi i antimykotikëve që përthithen në gjak. Zhvillimi i rezistencës ndaj barnave antifungale tek kërpudhat, ndryshe nga bakteret, është shumë i rrallë. Kjo ndodh më së shumti te personat me imunitet të kompromentuar, për faktin se ata marrin terapi antifungale parandaluese afatgjatë.
Shumica e rasteve të kandidozës janë të lehta dhe i përgjigjen mirë mjekimit. Mënyra se si trajtohet kandida dhe sa zgjat trajtimi me kandida varet nga vendi ku është i pranishëm infeksioni, në çfarë mase dhe sa i rëndë është.
Për shembull:
Kandida në lëkurë trajtohet me medikamente të përshtatshme që aplikohen në lëkurë, si kremra ose xhel. Infeksionet mykotike të organeve gjenitale mund të trajtohen me supozitorë medikamentoz.
Candida në gojë, pra, Kandidoza e gjuhës mund të trajtohet me shpëlarës ose tableta.
një infeksion i rëndë apo infeksioni i rënde tek fëmijët me një sistem imunitar të dobësuar mund të trajtohet me medikamente antifungale orale.
Cilat janë ndërlikimet e mundshme të kandidozës tek një fëmijë?
Në raste të rralla, mund të shkaktojë sëmundje serioze dhe kërcënuese për jetën. Kjo mund të ndodhë kur një fëmijë ka një sistem të dobët imunitar dhe infeksioni i tillë i kandidës hyn në qarkullimin e gjakut.
Çfarë mund të bëjmë për të parandaluar kandidozën tek fëmijët?
Ju mund të ndihmoni në parandalimin e kandidozës duke:
mbajeni lëkurën e fëmijës tuaj sa më të pastër dhe të thatë
ndërroni shpesh pelenat e bebes tuaj
lejojeni fëmijën të kalojë pak kohë pa pelena
përdorni antibiotikë vetëm kur është e nevojshme dhe me këshillën e mjekut
monitoroni simptomat e mundshme të kandidozës pas përdorimit të antibiotikëve
mësoni fëmijën tuaj për higjienën personale, si larja e dhëmbëve dhe pastrimi
diskutoni për parandalimin me mjekun e fëmijës tuaj dhe rritjen e imunitetit nëse fëmija juaj ka një sistem imunitar të dobësuar.
Burimi:
- Batut- Mikrobiologija:”Informacije o gljivama iz roda kandida”; https://www.batut.org.rs/download/mikrobiologija/Gljiva%20Candida.pdf
- University of Rochester Medical Center: “Candidiasis in Children”; https://www.urmc.rochester.edu/encyclopedia/content.aspx?ContentTypeID=90&ContentID=P01888 ;
- Medical News Overgrowth: “What is a Candida overgrowth?”; https://www.medicalnewstoday.com/articles/candida-overgrowth
- Candida infections of the mouth, throat, and esophagus. (2020); https://www.cdc.gov/fungal/diseases/candidiasis/thrush/index.html
- https://rarediseases.org/rare-diseases/candidiasis/ (2009).
- Diagnosis and testing for invasive candidiasis. (2019).
https://www.cdc.gov/fungal/diseases/candidiasis/invasive/diagnosis.html; - Invasive candidiasis. (2019).
https://www.cdc.gov/fungal/diseases/candidiasis/invasive/index.html; - Sexually transmitted diseases: Candidiasis. (n.d.).
http://www.health.gov.on.ca/en/public/publications/std/cand.aspx; - Vaginal candidiasis. (2019).
https://www.cdc.gov/fungal/diseases/candidiasis/genital/index.html; - Yeast infection tests. (2020).
https://medlineplus.gov/lab-tests/yeast-infection-tests/;
Përktheu dhe përshtati:S.N