Kanella rregullator i tensionit të lartë të gjakut

Sipas studimit të vitit 2006 botuar në revistën "Journal of the American College of Nutrition, është provuar se kanella e zvogëlon tensionin e gjakut tek diabetikët

Hipertensioni paraqet rrezik faktor të rëndësishëm për zhvillimin e goditjes në tru, sulmit në zemër, dështimit të zemrës, aneurizmës së arterieve dhe disa formave të dëmtimit kronik të veshkave. Tensioni i lartë i gjakut është përgjegjës mesatarisht për shtatë milionë vdekje në vit në botë. 

Sipas studimeve të shumta, mënyra perëndimore e të të ushqyerit është një nga fajtorët kryesor për rritjen e tensionit të gjakut. Nëse dëshironi të zvogëloni tensionin përmes ushqimit, atëherë nutricionists ju këshillojnë që të hani mjaftueshëm fruta dhe perime, mundësisht të freskëta dhe në të gjitha ngjyrat. Nëse jeni admirues i kanellës, përdorni këtë erëz e cila e rregullon në mënyrë efektive tensionin e gjakut.

Si funksionon?

Sipas studimit të vitit 2006 botuar në revistën “Journal of the American College of Nutrition, është provuar se kanella e zvogëlon tensionin e gjakut tek diabetikët. Megjithëse shkaku nuk është i sqaruar mjaftueshëm, mendohet se kanella ndikon në prodhimin e insulinës në organizëm. Për këtë qëllim, konsiderohet se doza e mjaftueshme është gjysmë lugë çaji në ditë.

Si përdoret?

Kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme, por më e thjeshtë është që ta shtoni në një vakt. Ekzistojnë shtojca të ndryshme në ushqim me kanellë, nëse është një opsion më i afërt. Përveç pluhurit kanellë, mund të përdoren edhe shkopinjtë e kanellës, mjafton që ta vendosni çaj dhe të merrni të gjitha përfitimet e saj.

Kujdes!

Konsumi i kanellës mund të ketë edhe pasoja. Nëse papritur rritni dozën ditore të kanellës, mund të ndodh që të shfaqet gingivitis, skuqje dhe probleme me lukthin. Disa njerëz, sidomos ata që marri barna të acidit acetilsalicilik, nuk duhet të konsumojnë kanellë. Nëse jeni shtatzënë para se të përdorni kanellën, konsultohuni me gjinekologun. Nëse vuani nga ulcerat, mos e përdorni kanellën si shtojcë në ushqimin tuaj.