Kardamomi – stimulues i shëndetit të mirë

Kardamomi është bishtajore e cila përdoret në gastronomi, për shkak të shijes së fortë, unike dhe të ëmbël. Është një nga erëzat më të shtrenjta në botë, por për të ndier shijen e saj nevojitet një sasi shumë e vogël

Përveç përdorimit si erëz, kardamomi përdoret edhe si ilaç në mjekësinë tradicionale. Në disa vende, njerëzit i përtypin farat në vend të çamçakëzit, por edhe si ilaç kundër infeksioneve të mishit të dhëmbëve dhe dhëmbëve. Kjo lloj erëzë është një parandalues i mirë, por edhe kurë për fytin kundër inflamacionit të mushkërive dhe kundër problemeve në traktin digjestiv. Në Kinë përdoret edhe gjatë problemeve me kapsllëkun.

Kardamomi i ndihmon mëlçisë që ta lirojë trupin nga toksinat, me këtë jo vetëm që e pastron trupin, por edhe e zvogëlon ngarkesën e mëlçisë. Një fakt interesant është se substancat që përmban kardamomi e neutralizojnë efektin negativ të alkoolit në mëlçi dhe në sistemin nervor. Kanë edhe efekt analgetik, kështu që përdoret kundër dhimbjes së kokës, dhimbjeve gjatë ciklit menstrual, ngërçeve, dhimbjes së dhëmbëve.

Përbërja

Vitamina B (B1, B2, B3). Këto vitamina janë të njohura mirë, pasi që janë mjaft të dobishme për lëkurën dhe flokët, por gjithashtu janë të rëndësishme për funksionimin e shëndeoshë të sistemit nervor. Një filxhan çaj me kardamom mundëson lehtësimin e simptomave të stresit dhe lodhjes.

Vitaminë A dhe acid nikotinik

Zinku – është thelbësor për shëndetin e organeve riprodhuese të mashkullit. Pa zink është e pamundur sinteza (insulina, testosteroni dhe hormoni i rritjes), vitamin E dhe metabolizmi. Kardamom përmban më shumë zink se sa ndonjë erëz tjetër. Gjithashtu përmban edhe fosfor, magnez, kalcium, hekur.