Kardiologu i cili u dobësua 98 kg zbulon pesë të pavërtetat e ushqimit

Kardiologu Dr. Alen Ruzhiç, kreu i Departamentit të Kardiomiopatisë në Rijekë arriti të dobësohej 98 kilogramë. Gjatë humbjes së peshës ai rrëzoi pesë mitet kryesore mbi të ushqyerit, që shumica prej nesh i beson.

Gjatë periudhës pesë vjeçare, aq sa e praktikoi regjimin e tij personal për të larguar kilogramët e tepërt, zbuloi se një përqindje e madhe e njerëzve besojnë në rregullat e gabuara të përhapura të të ushqyerit të shëndetshëm. Dr. Ruzhiç themelues i Qendrës Akademike për Shëndetësi në Rijekë, shpiku një përzierje të çajit që i ndihmoi të dobësohej, por ai thekson se kyç në zvogëlimin e kilogramëve ishin pikërisht mitet e gabuara për ushqimin.

Mëngjesi nuk duhet të anashkalohet

Mëngjesi është me të vërtetë vakti më i rëndësishëm, i pashmangshëm për fëmijët dhe të rinjtë, për diabetikët dhe grupet e caktuara të njerëzve me interesa të veçanta ushqimore. Por njerëzit të cilë janë mbipeshë, nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje dhe nuk kanë uri në mëngjes, nuk duhet të detyrojnë veten që të hanë nën pretekstin e një vakti të shëndetshëm. Një frut ose një gotë lëng i shtrydhur pemësh është e mjaftueshme për në mëngjes. Ai thekson se, e para dhe më kryesorja për njerëzit të cilët duan të humbin peshë është që të hanë në atë periudhën të ditës kur ndiejnë uri. Sigurisht, jo dy orë para se të flejnë gjumë.

Patatet dhe pastat trashin

Nuk është e vërtetë se patatet dhe pastat trashin, thekson Dr. Ruzhiç. Patatja është ushqim me pak kalori (68 cal/100 gr) dhe produkt i mrekullueshëm për një vakt. Trashin patatet që janë përgatitur me shumë yndyrë, pasi që yndyrat kanë vlerë të lartë kalorike (900 cal/100 gr). Pastat kanë 350 kalori para zierjes dhe rreth 175 kalori për 100 gr pas zierjes. Trashin salcat të cilat kanë shumë kalori, si pasojë e përmbajtjes së lartë yndyrore. Nëse pastat i përgatitni pa yndyrë dhe me një sasi të madhe perimesh ose salcë domatesh pa yndyrë, atëherë kjo është një drekë e mrekullueshme me të cilën do të mund të dobësoheni, shpjegon Dr. Ruzhiç.

Vaji i ullirit është i miri për humbje peshe

Vaji i ullirit është artikull i jashtëzakonshëm, vaji më i mirë që njohim, por njejtë si vajrat tjetër është mjaft me kalori. Doza minimale ditore e vajit është 10 gram, që do të thotë rreth rreth 90 kalori. Gjithkush që dëshiron të dobësohet, duhet të respektojë këtë rregull. Sallatave mos ju shtoni vaj, thotë kardiologu.

Djathi është ushqim i shëndetshëm

Djathi dhe kaçkavalli janë produkte me yndyrë të lartë, ndikimi i të cilave mbi shëndetin kryesisht varet nga lënda e parë nga e cila janë bërë (lloji dhe origjina e qumështit, ruajtja e kafshëve që japin qumësht) dhe teknologjia. Djathrat duhet të zvogëlohen minimalisht gjatë dobësimit, ndërsa në dietë duhet të trajtohen si zëvendësues të yndyrës. Në ditë kur e keni të paraparë sasin e vajit, atë mund ta zëvendësoni me të njëjtën sasi djathi.

Duhet të pini sa më shumë ujë që të jetë e mundur

Asnjë lloj pije, as edhe uji nuk duhet të konsumohet gjatë ngrënies, thotë Dr. Ruzhiç. Kur hamë dhe në të njëjtën kohë pimë edhe ujë, në mënyrë të pavetëdijshme e përshpejtojmë futjen e ushqimit, ndërsa është vërtetuar se njerëzit që hanë shumë shpejt, janë më të prirur ndaj obezitetit.