Karrotat është mirë të konsumohen çdo ditë – mbrojnë nga shfaqja e rrudhave dhe veprojnë si anti-inflamator

Karrota është perime e pasur me beta-karoten, i shkëlqyer për shëndetin e organizmit.

Veti anti-inflamatore: Ndoshta përveç kësaj, nuk do t’ju duhet arsye tjetër që të qëroni menjëherë karrotën dhe ta konsumoni atë! Përveç veprimit anti-inflamator, mendohet se i qetëson dhimbjet, si dhe mund të konsumohet i freskët ose i zier.

Mbrojnë nga shfaqja e kancerit: Një hulumtimi i botuar në Archives of Internal Medicine zbuloi se kjo perime përmban alfa karoten, vepron si antioksidantë dhe kështu i kundëvihet dëmit të përmendur. Karrota është e pasur me vitamina A dhe C në formën e beta-karotenit, i njohur për stimulimin e prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, të cilat e ndihmojnë organizmin në luftën kundër qelizave kancerogjene.

Parandalon degjenerimin makular: Kjo është një sëmundje e zakonshme e syve, sidomos tek popullata e moshuar. Studime të shumta kanë treguar se me konsumin e  rritur të beta-karotenit, ulen gjasat e zhvillimit të kësaj sëmundjeje pothuajse për 40%.

Karrotat kundër rrudhave: Perimet ose frutat “e ngjyrosura” si karrota, pigmentin e marrin nga beta-karoteni, antioksidant i fortë i cili në organizëm shndërrohet në vitaminë A. Beta-karoteni gjithashtu e balancon pH vlerën e lëkurës, ndihmon në luftën kundër thatësisë dhe stimulon rigjenerimin e qelizave. Rezultati është lëkurë e butë dhe e lëmuar.