Karrota përmirëson shikimin, bajamet parandalojnë shfaqjen e kataraktës

Ushqimi mund t'ju ndihmojë që të ruani sytë nga sëmundjet e ndryshme dhe të ruani shikimin tuaj

Kujdesi ndaj syve është kompleks, ndërsa i rëndësishëm është edhe ushqimi i duhur. Ushqimi mund t’ju ndihmojë që të ruani sytë nga sëmundjet e ndryshme dhe të ruani shikimin tuaj. Ja cilat janë ushqimet më të mira për sytë e juaj:

Karrota

Ju kujtohet kur nëna në mënyrë të përsëritur ju fliste se sa të rëndësishme janë karrotat për sytë? Po, ajo kishte të drejtë. Karrotat janë ushqimi më popullor për sy të shëndetshëm. Ata janë të pasura me vitaminë A, me çka mund të parandalojnë verbërinë e natës dhe është e nevojshme për shëndetin e retinës së syve. Karrotat përmbajnë antioksidantë, beta-karoten, likopen dhe lutein dhe për këtë arsye e zvogëlojë rrezikun e degjenerimit makular dhe kataraktës.

Salmoni dhe sardelet 

Hani peshk sa më shpesh nëse dëshironi që të ruani shikimin. Peshku është veçanërisht i dobishëm për sytë pasi që është burim i acideve yndyrore omega-3. Konsumi i rregullt i acideve yndyrore omega-3 i mbron enët e vogla të gjakut të cilat gjenden te sytë. Konsumoni peshk si salmon, harengë apo sardele të paktën 2 herë në javë.

Brokoli

Të gjithë e dimë se sa i shëndetshëm dhe i dobishëm është brokoli. Për këtë arsye, nuk do të habiteni nga fakti se brokoli është një nga ushqimet më të rekomanduara për shikim të shëndoshë. Brokoli është burim i pasur i antioksidantëve dhe vitaminave, si dhe mënyra më e lehtë për të marrë kaq shumë materie ushqyese me një kafshatë. Me konsumimin e brokolit do të importoni njëkohësisht vitaminën A, vitaminën E dhe vitaminën C, të cilat së bashku do të luftojnë në mbrojtjen e shikimit tuaj.

Spinaqi

Kjo bimë e gjelbër përmban karotenoide si beta-karoten, lutein dhe zeaksantin, si dhe vitaminë C dhe E. Spinaqi mënyrë të padiskutueshme ndihmon në mbrojtjen kundër degjenerimit makular dhe verbërisë së natës.

Vezët

Kjo me siguri do t’ju habisë, por është e vërtetë – vezët e përmirësojnë shëndetin e syve. Nuk është me rëndësi nëse i preferoni omletë ose të ziera, e rëndësishme është që të mos i përjashtoni nga vaktet. Vitamina A e përmirëson shëndetin e retinës së syrit. Përveç kësaj vezët përmbajnë vitamina nga grupi B, acide yndyrore esenciale dhe zink. Prandaj duhet të hani shpesh vezë. Në këtë mënyrë do të përmirësoni shikimin, si dhe do të ruani vijën trupore.

Bajamet

Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Kjo vitaminë e ngadalëson zhvillimin e problemeve të shikimit që rezulton nga plakja dhe mund të parandalojnë shfaqjen e kataraktës.

Luleshtrydhe, boronica, mjedra

Këto fruta të ëmbla janë burim i jashtëzakonshëm i antioksidantëve, për të cilat hulumtimet kanë treguar se e ulin rrezikun e sëmundjeve të syrit. Ato përmbajnë shumë vitaminë C dhe kështu formojnë kombinim ideal për të ruajtur shëndetin e syve.

Ushqime të tjera të cilat janë të dobishme për sytë e juaj janë: kungulli, domatja, lakra, hudhra, qumështi, avokado, papaja, kajsitë, limoni, portokalli, çokollatë e zezë. Çdo gjë që hamë ndikon në trupin tonë. Nëse efekti i ushqimit do të jetë pozitiv ose negativ varet vetëm nga ne dhe nga zgjedhja që e bëjmë.