Karvani shëndetësor i klinikës së “Zhan Mitrev-it- “Shëndet për të gjithë” vizitoi pacientët në Maqedoninë Perendimore

Ekipi i mjekëve të Klinikës Zhan Mitrev, kryen ekzaminime kardiovaskulare falas për pacientët e Kërçovës dhe Strugës, dhe më pas  në qytetet Makedonski Brod, Prilep dhe Krushevë.

Karavani “Shëndet për të gjithë” për ekzaminime kardiovaskulare falas për pensionistët, nga ekipi i mjekëve të klinikës “Zhan Mitrev”, ka vazhduar në Maqedoninë Perëndimore. Ekzaminimet kardiovaskulare falas nga ekipi i mjekëve të klinikës “Zhan Mitrev” janë bërë tek pensionistët në Kërçovë dhe Strugë, dhe më pas në qytetet Makedonski Brod, Prilep dhe Krushevë.

Të gjithë pensionistët nga këto qytete të cilët u regjistruan për ekzaminime falas nga ekipi specialistë të klinikës “Zhan Mitrev” morën anamnezë, EKG dhe lexim të rezultatit, ekzaminim kardiovaskular me ultratinguj, kontroll TA dhe konsultime për zbulim dhe parandalim në kohë të sëmundjeve të zemrës.

Klinika “Zhan Mitrev” lansoi karvanin shëndetësor “Shëndet për të gjithë” dhe ekzaminimet falas për të rritur mundësitë dhe aksesin në ekzaminime specialistike për të gjithë ata që nuk kanë dhe nuk mund të marrin mendim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore.

Ekipi i mjekëve të Klinikës Zhan Mitrev, kryen ekzaminime kardiovaskulare falas për pacientët e Kërçovës dhe Strugës, dhe më pas  në qytetet Makedonski Brod, Prilep dhe Krushevë.

Pensionistët të cilët u regjistruan për ekzaminime falas nga ekipi  specialistë të klinikës “Zhan Mitrev” morën anamnezë, EKG dhe lexim të rezultatit, ekzaminim kardiovaskular me ultratinguj, kontroll TA dhe konsultime për zbulim dhe parandalim në kohë të sëmundjeve të zemrës.

Klinika Zhan Mitrev filloi karvanin shëndetësor “Shëndet për të gjithë” dhe ekzaminimet falas me qëllim rritjen e mundësive dhe aksesit për ekzaminime specialistike për të gjithë ata që nuk kanë dhe nuk mund të marrin mendim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore. Klinika rrit kujdesin për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për kategoritë vulnerabël dhe ata që nuk kanë mundësi për tu konsultuar me mjekun. Krahas ekzaminimeve do të ofrohet edhe këshillim dhe edukim për diagnostikimin korrekt dhe në kohë të sëmundjeve të mundshme.

Karvani shëndetësor dhe realizimi i ekzaminimeve falas është pjesë e kontratës për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Klinikës dhe Sindikatës së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, dhe realizohet në bashkëpunim me organizatat lokale.