Katër arsye të shtimit në peshë, që nuk kanë të bëjnë me të ushqyerit

Gjithkush e di se kilogramët e tepërta mund të jenë rezultat i të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë, faktorit trashëgues, të ngrënit tepër dhe stresit. Përveç kësaj, rol të rëndësishëm luajnë edhe hormonet, të cilat janë përgjegjëse për metabolizmin.

Nëse keni zvogëluar porcionet dhe keni rritur aktivitetin tuaj fizik, por akoma nuk ka rezultate të humbjes së peshës, duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre katër shkaktarëve hormonal që mund të jenë përgjegjës për mbipeshën.

Gjëndra mbiveshkore si shkaktar i mbipeshës

Gjëndrat mbiveshkore marrin pjesë në reaksionin e trupit “lufto ose ik”, e cila është përgjigje e drejtpërdrejtë e stresit. Nëse organizmi shpesh gjendet në situata stresuese, kjo mund të çojë në mosbalancim të hormoneve, por pasojë e kësaj është çrregullimi i funksioneve të ndryshme të organizmit.

Gjëndrat mbiveshkore e lirojnë hormonin e stresit – kortizolin. Niveli i lartë i kortizolit shkakton obezitet në pjesën e mesme të trupit.

Simptomat e çrregullimit të funksionit të gjëndrave mbiveshkore:

  • Depozita yndyrore në zonën e stomakut dhe  belit;
  • Fytyrë dhe qafë të plotë, ndërsa krahë dhe këmbë relativisht të holla;
  • Rritja e presionit të gjakut;
  • Niveli i lartë i sheqerit në gjak, dobësim të muskujve, humor i ndryshueshëm.

Shtimi në peshë lidhet me mëlçinë

Mëlçia është një nga organet kryesore përgjegjëse për shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Me çrregullimin e funksionit të mëlçisë, vjen deri te akumulimi i depozitave yndyrore në zonën e stomakut.

Si pasojë e kësaj mund të shfaqen problemet e mëposhtme:

  • Rritja e nivelit të sheqerit në gjak;
    Rritja e tensionit të gjakut dhe kolesterolit;
  • Dhimbje të nyjeve, alergji dhe probleme me lëkurën.

 

Çrregullimi i funksionit të gjëndrës tiroide shkakton shtim në peshë 

Gjëndra tiroide e rregullon metabolizmin e të gjitha indeve të tjera. Kur gjëndra tiroide nuk është mjaftueshëm aktive, pesha trupore rritet, madje edhe nëse zvogëlohet futja e kalorive.

Simptomat e aktivitetit të reduktuar të gjëndrës tiroide:

  • Dobësimi i muskujve dhe lëkura e thatë;
  • Lodhje e vazhdueshme dhe pesha e rritur e trupit;
  • Rënia e flokëve;
  • Pulsi i ngadalshëm.

 

Shtimi në peshë pas çrregullimit të funksionit të vezoreve 

Kjo është një arsye tipike për shtim në peshë tek femrat që kanë një çekuilibrim hormonal. Të gjitha karbohidratet që njeriu i konsumon shndërrohen në depozita yndyrore në organizëm. Pa marrë parasysh se sa mirë ushqehet femra, ajo do të marrë kilogramë shtesë.

Simptomat e çrregullimit të funksionit të vezoreve:

  • Rritja e peshës trupore pavarësisht dietave dhe aktivitetit fizik;
  • Dëshira e shtuar për ëmbëlsirat dhe produktet e qumështit;
  • Shtimi në peshë në pjesën e poshtme të trupit;
  • Dhimbje në zonën e vezoreve.

Sigurisht që ka akoma shumë arsye për shfaqjen e kilogramëve të tepërt. Ekzistojnë edhe sëmundje të tjera që shkaktojnë shtimin në peshë pavarësisht nga ushqimit të duhur dhe stërvitjes së rregullt. Për këtë arsye, nëse papritur filluat të shtoni peshë dhe nuk arritë të humbni peshën – sigurohuni që të shkoni tek mjeku.