A e ndjeni veten pak qesharake kur i folni foshnjës suaj të porsalindur? Nuk kani nevojë. “Ekspozimi ndaj modeleve intonacionale, si dhe përsëritja e fjalëve të zakonshme, i ndihmon foshnjat të mësojnë të komunikojnë”, thotë terapistja e të folurit Melisa Esenburg. Biseda me fëmijën tuaj nuk do ta ndihmojë atë të flasë më herët, por do ta ndihmojë atë t’i shqiptojë më mirë fjalët kur të jetë gati për zhvillimin, që zakonisht është rreth një vjeç. Gjithashtu, të folurit është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur me fëmijën tuaj që nga dita e parë. Ja disa mënyra argëtuese për ta ndihmuar fëmijën tuaj të zhvillojë dhuntinë e të folurit:
- Imitoni gugatjen e foshnjës
Përdorni shumë intonacion për ta inkurajuar atë të zgjerojë tingujt e tij. Gjithashtu, fryni dhe bëni tinguj sikur një varkë e vogël, këto janë tinguj që nxisin të folurin.
- Përsëritni shpesh fjalët
Fjalët që fillojnë me “m” ose “b” janë më të lehtat për t’u imituar nga fëmija.
- Lexojini fëmijës tuaj shpesh“Fëmijët duhet të dëgjojnë shumë gjuhë”, thotë Karoline Blekmore. “Dëgjimi në këtë fazë është si shkrim-leximi”.
- Mos e ulni fëmijën para televizorit
Kjo nuk i ndihmon asgjë fëmijës tuaj për zhvillimin e të folurit. Fëmija juaj mëson të flasë jo vetëm duke dëgjuar dhe kopjuar fjalët tuaja, por edhe nga kontakti me sy, prekja dhe përgjigjet emocionale që ndani me të.