Katër lloje të infeksioneve që mund të shfaqen në lëkurën nën gjinjtë

Këto gjendje të fshehta të lëkurës mund të shfaqen vetë, pa paralajmërim. Zbuloni se çfarë janë dhe si të shpëtoni prej tyre.

Sigurisht nuk mund të shihni shpesh se çfarë ndodh në lëkurën nën gjoks, derisa nuk lind ndonjë problem. Megjithatë, kushedi sa të doni të shihni diçka, nuk mund ta shihni qartë pa ndihmën e pasqyrës dhe ta kontrolloni, sidomos nëse keni gjinjë më të mëdhenj.

Skuqje dhe infeksione kërpudhore

Përse shfaqen: Shumë e zakonshme është skuqje nën gjinj, sidomos kur moti është i nxehtë dhe i lagësht. Fërkimi dhe lagështia në këtë pjesë dëmtojnë shtresën e lëkurës dhe për këtë shkak shfaqen infeksionet kërpudhore. Djersët dhe kërpudhat që kanë pushtuar pjesën e nën gjinjëve, çojnë në skuqje të lëkurës.

Si të ndihmoni veten: Vendoseni pudër në lëkurën e prekur në mëngjes derisa përgatiteni ose nëse është e nevojshme edhe gjatë ditës, pasi që ajo do të ndihmojë në thithjen e lagështisë dhe të mbajë lëkurën të thatë. Ju gjithashtu duhet të shkoni në dermatolog, i cili do t’ju përshkruajë ndonjë krem të veçantë për largimin e irritimit.

Irritimi nga nxehtësia

Përse ndodh: Fajtor është moti i nxehtë, për shkak të së cilit djersiteni më shumë se zakonisht dhe që shkakton irritim i cili më pas kruhet. Kjo gjë ndodh për shkak të bllokimit të kanaleve të djersës, gjë që çon në skuqje dhe kruajtje.

Si të ndihmoni veten: Trajtimi më efektiv është shmangia e vendeve të nxehta ose në periudhën e dimrit të mos ta teproni me veshjet. Mirëpo në lëkurë ju gjithashtu mund të vendosni pudër për t’u qetësuar atë.

Rritja në formën e lythave 

Përse ndodh: Ky është një tjetër lloj i zakonshëm i irritimit të lëkurës: keratoza seborrheic. Këto janë rritje beninje që u ngjajnë lythave, të cilat nganjëherë dinë që të kruhen.

Si të ndihmoni veten: Këto rritje nuk janë të rrezikshme, kështu që disa trajtime të forcuara nuk janë të nevojshme. Por në qoftë se juve personalisht u pengojnë dhe ndjeheni çuditshëm, mund të shkoni tek dermatologu dhe me trajtime të përshtatshme si azoti i lëngshëm, laseri ose ndërhyrja kirurgjikale, të mund të ju ndihmoj të hiqni dorë nga kjo gjendje.

Lythat

Përse ndodh: Tek femrat shpesh shfaqen lytha në këtë pjesë të trupit, për shkak të fërkimit midis sytjenave dhe lëkurës, ose lëkurës me lëkurë.

Si të ndihmoni veten: Lythat mund të hiqen përmes ndërhyrjes kirurgjikale, domethënë me një prerje të thjeshtë.