Shenjat e hershme të demencës janë shpesh shumë delikate dhe të paqarta, gjë që e bën të vështirë diagnostikimin dhe trajtimin. Simptomat e hershme të demencës gjithashtu varen nga lloji dhe ndryshojnë nga personi në person – por ekzistojnë disa shenja tipike që shfaqen te shumica.
Humbja e kujtesës
Është normale të harrosh diçka herë pas here dhe pastaj ta kujtosh, por njerëzit me demencë shpesh harrojnë dhe e kanë të vështirë të mbajnë mend ngjarje të rëndësishme ose disa aktivitete ditore. Humbja e kujtesës është një nga shenjat më të zakonshme dhe të hershme të demencës.
Çorientimi
Njerëzit me demencë mund të kenë probleme me gjetjen e ndonjë vendi ku dëshirojnë të shkojnë ose mund të jenë të hutuar, kështu që ndodh që ata të mos e dinë se ku janë ose të mendojnë se janë në një vend tjetër, ndërsa shpesh herë edhe në kohë të tjera, zakonisht në të kaluarën.
Vështirësitë në zgjidhjen e detyrave
Njerëzit me demencë mund të harrojnë se si t’i kryejnë disa detyra, përndryshe të thjeshta dhe rutinë siç është gatimi, ndërsa shpesh kanë probleme me hapat e parë të ndonjë aktiviteti.
Problemet gjuhësore
Të gjithë ndonjëherë mundohen të gjejnë shprehjen e duhur për diçka, por njerëzit me demencë shpesh harrojnë edhe fjalët themelore ose i zëvendësojnë me të tjera që nuk kanë të njëjtin kuptim, kështu që është e vështirë për t’i kuptuar. Gjithashtu, një person me demencë mund të ketë probleme edhe me të kuptuarit të tjerët.
PARANDALIMI:
- Ushtrojeni mendjen, duke zgjidhur sudokun, fjalëkryqin, etj.
- Ushtroni rregullisht, ruajtja e kondiconit është shumë e rëndësishme.
- Ushqeheni në mënyrën e duhur dhe rregullisht. Marrja e suplementeve si vitamina E ose ekstrakti i bimës ginkgo biloba nuk është i mjaftueshëm.