Mund të thuhet me siguri se sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë gjithnjë e më të zakonshme dhe se i preki të gjithë njerëzit, pavarësisht moshës dhe gjinisë. Një nga këto sëmundje, e cila mund të jenë mjaftë e pakëndshme, është gonorreja. Nga gonorreja mund të vuajnë edhe femrat edhe meshkujt, por më shumë preken meshkujt, tek të cilët simptomat janë dukshëm më të theksuara. Për fat të mirë, gonorreja mund të trajtohet me antibiotikë, ndërsa shkaktarët mund të hiqen brenda pak ditësh nga fillimi i trajtimit.
Nëse nuk zbulohet dhe nuk fillon të trajtohet në kohë, shkaqet mund të përhapen në skrotum, në prostatë, testikuj, por në rrethana të veçanta mund të vjen deri te gjaku. Njëherë të përhapet si infeksion, mund të vjen deri te dëmtimi i epididimisë, pjesë e testikujve që e ruan dhe sjell spermën, por mund të rezultojë edhe në shterpësi.
Këto janë katër simptomat e gonorresë të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje:
Sekret nga organi gjenital
Ndryshimet gjatë urinimit janë disa nga shenjat e para që tregojnë se keni infeksion me gonorre. Urinimi i rrallë ose i shpeshtë, urinimi në curril të zmadhuar ose reduktuar, një ndryshim i ngjyrës së urinës, janë vetëm disa nga ndryshimet që personi i prekur do të vërejë. Gjithashtu, shenjë e sigurtë se e keni këtë infeksion seksual është shfaqja e sekrecionit të çuditshëm nga organi gjenital, i cili mund të ndryshojë nga ngjyra, era dhe konsistenca.
Ndryshime në zonën e anusit
Gonorrea gjithashtu mund të çojë në ndryshime në zonën e rektumit, i cili mund të shkaktojë kruajtje në hapjen anale, ndërsa mund të shkaktojë edhe defekacion të gjakut. Disa njerëz mund të kenë diarre dhe të ndiejnë dhimbje gjatë shkarkimit të përmbajtjes së zorrëve.
Dhimbje të fytit dhe ënjtje të nyjeve limfatike
Është e rëndësishme të theksohet se njerëzit që praktikojnë seksin oral mund të preken nga gonorreja. Tek shumica e njerëzve që zhvillohet gonorreja në fyt nuk ka simptoma, por individë të caktuar mund të përjetojnë dhimbje të fytit dhe ënjtje të nyjeve limfatike.
Dhimbje dhe ënjtje
Siç është theksuar tashmë, disa njerëz nuk kanë të zhvilluar pasqtrë simptomatike kur është fjala për gonorrenë. Sidoqoftë, kur infeksioni të fillon të përhapet në zonat përreth në trupin e njeriut, si në skrotum dhe në testikuj, mund të zhvillohet inflamacion i epididimisë i shoqëruar me dhimbje në ije.