Mëlçia luan rol të rëndësishëm në organizëm, duke pasur parasysh se merr pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, prodhon vrer dhe në të njëjtën kohë merr pjesë në detoksifikimin e organizmit. Asnjëherë nuk është vonë të filloni të kujdesni për shëndetin e mëlçisë, pasi ky organ fillon të rigjenerohet pas disa ditëve nga të ushqyerit adekuat dhe shmangies së gjërave që ndikojnë keq.
Shmangni fruktozën – megjithëse gjendet në frutat që janë të pasura me nutrient të rëndësishëm, fruktoza është sheqer, por në sasi më të mëdha, fruktoza shndërrohet në trigliceride që grumbullohen në qelizat e mëlçisë dhe çojnë në shfaqjen e mëlçisë yndyrore. Për këtë arsye, shmangni lëngjet e frutave (madje edhe nëse nuk përmbajnë sheqer të shtuar), ndërsa hani fruta që nuk janë shumë të pjekura, edhe atë deri në 4 porcione fruta të freskëta në ditë.
Shmangni grejpfrutin – komponime të caktuara në këtë frutë e zvogëlojnë aftësinë e mëlçisë për të eliminuar një numër të caktuar të barnave (duke përfshirë statinët dhe antihipertenzivet) dhe në këtë mënyrë i rrisin mundësitë për shfaqjen e efekteve anësore.
Kur është fjala për yndyrnat, ushqimet e pasura me trans yndyrna duhet të përjashtohen nga të ushqyerit, ndërsa përparsi duhet t’u jepet ushqimeve si gjalpë, kajmak, vaj luledielli dhe vaj ulliri. Megjithatë, edhe këto gjithashtu duhet t’i kufizoni nga 10 deri në 20 gram për vakt. Burime të mira të yndyrës së shëndetshme përfshijnë peshkun, avokadon, frutat e thatë dhe farërat.
Një nga pijet që vepron në mënyrë të favorshme dhe kontribuon në shëndetin e mëlçisë është kafeja – shumë studime kanë treguar se pirja e dy deri në tre kafe në ditë e ul rrezikun e kancerit të mëlçisë për 38 për qind.