Keni gjithmonë të ftohtë? Ja përse!

Niveli i ulët i hekurit në organizëm mund të rezultoj me mbartjen e dobët të oksigjenit në të gjithë trupin, për shkak të së cilës nuk ndodh edhe mbartja e nxehtësisë.

Pa marrë parasysh sa temperatura nuk janë si në dimër, ju akoma keni të ftohtë? Këto janë disa nga shkaqet më të zakonshme për këtë, si dhe këshillat se si të ia dilni mbanë me këtë gjendje.

Jeni shumë të dobët

Nëse indeksi i masës së personit është nën 18.5, pikërisht kjo mund të jetë arsyeja pse ai vazhdimisht ka të ftohtë. Për shkak të yndyrës jo të mjaftueshme në organizëm, e vështirë është që të ngrohet organizmi, që të stimulohet qarkullimi dhe vështirë mbahet nxehtësia.

Keni mungesë hekuri

Niveli i ulët i hekurit në organizëm mund të rezultoj me mbartjen e dobët të oksigjenit në të gjithë trupin, për shkak të së cilës nuk ndodh edhe mbartja e nxehtësisë. Pa hekur, qelizat e kuqe të gjakut nuk mund ta kryejnë funksionin e tyre – të mbartin oksigjen në të gjitha pjesët e trupit, për shkak të kësaj këta persona dridhen dhe vazhdimisht kanë të ftohtë.

Gjumi jo i mjaftueshëm

Mungesa e gjumit mund të godasë sistemin nervor në një mënyrë që ngadalëson mekanizmat në tru, të cilat ndikojnë në temperaturën trupore. Ende nuk është e qartë se si ndodh kjo, por ekspertët kanë gjetur një lidhje midis këtyre dy pikave. Truri ka nevojë për pushim për të funksionuar siç duhet, prandaj është përgjegjës për rregullimin e ngrohtësisë trupore.

Jeni të dehidratuar

Mbi 60% e trupit të njeriut është ujë, prandaj është logjike që uji të rregullojë temperaturën e trupit. Me pak ujë në organizëm, trupi bëhet i ndjeshëm ndaj lëkundjeve të temperaturës, prandaj bëhet më i prirur ndaj etheve dhe të ftohtit.

Mungesa e masës muskulore

Muskujt ndihmojnë në prodhimin e temperaturës së përshtatshme trupore. Prandaj, për shkak të mungesës së masës muskulore, individi mund të ndiejë se vazhdimisht ka të ftohtë. Trajnime të ndryshme mund të ndihmojnë në përshpejtimin e qarkullimit dhe krijimin e muskujve.