KENI KALUAR COVID-19? Këto janë pasojat më të zakonshme të trurit që duhen trajtuar

Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, është vërtetuar se virusi mund të shkaktojë një sërë dëmtimesh në tru, të cilat mund të kenë pasoja të rëndësishme dhe afatgjata në funksionimin e përditshëm të pacientëve nëse nuk trajtohen në kohë dhe në mënyrën e duhur.

Një nga prioritetet e qëndrueshme të hulumtimeve në vendet e zhvilluara është hulumtimi i trurit. Kjo dëshmohet nga fakti se rreth një milion e gjysmë shkencëtarë janë të angazhuar në neuroshkencë. Më shumë se 45% e kostove dhe ngarkesave totale në sistemin e kujdesit shëndetësor të Evropës janë sëmundjet e trurit.

Sipas Federation of European Neuroscience Societies (FENS), 179 milionë njerëz në Evropë vuajnë nga një formë e mosfunksionimit të sistemit nervor. Kostoja totale vjetore prej rreth 800 miliardë eurosh për sëmundjet e trurit është më e madhe se kostoja e trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe malinje së bashku.

TRURI DHE SINDROMA POST COVID

Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, është vërtetuar se virusi mund të shkaktojë një sërë dëmtimesh në tru, të cilat mund të kenë pasoja të rëndësishme dhe afatgjata në funksionimin e përditshëm të pacientëve nëse nuk trajtohen në kohë dhe në mënyrën e duhur.

Shembuj të pasojave të tilla janë:

  • Deficiti kognitiv, duke përfshirë vështirësinë për t’u përqendruar dhe kujtuar
  • Vështirësi në marrjen e vendimeve
  • Luhatje humori
  • Ankthi i tepërt
  • Vështirësi me gjumin

Në periudhën deri në shërimin e plotë të pacientit dhe kthimin e të gjitha funksioneve në nivelin që i parapriu sëmundjes, trajtimi efektiv kërkon aplikimin e rehabilitimit neurokognitiv, si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërdisiplinor në profesione dhe drejtime të shumta në fushën e arsimit, shkencës dhe ofrimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve plotësuese.