KENI KALUAR COVID-19 ME SIMPTOMA TË LEHTA DHE MENDONI SE NUK DO TË KENI PASOJA: Ja cilat janë problemet që mund të shfaqen edhe pas një infeksioni “të lehtë” me koronavirus

Njerëzit me simptoma të lehta të COVID-19 që nuk vuajnë nga simptoma të tjera të zakonshme të 'kovidit afatgjatë' mund të kenë vëmendje të zvogëluar / fokusit dhe kujtesës gjashtë deri në nëntë muaj pas infektimit, sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit.

Problemet kognitive që ndikojnë në aftësinë për t’u përqendruar, së bashku me harresën dhe lodhjen janë karakteristika të COVID-19 afatgjatë – gjendje që ndodhin te persona të caktuar pas infeksionit fillestar.

Nuk është përcaktuar ende se sa të përhapura mund të jenë problemet e vëmendjes pas një infeksioni me koronavirus.

Në studim, pjesëmarrësve që më parë ishin pozitivë për koronavirusin, por nuk raportuan simptoma të tjera të zakonshme të COVID-19 afatgjatë, iu kërkua të bënin teste për kujtesën dhe aftësinë njohëse.

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit ishin dukshëm më keq në kujtimin e përvojave personale, të njohura si kujtesa epizodike, deri në gjashtë muaj pas infektimit.

Gjithashtu, deri në nëntë muaj pas infektimit ata kishin një rënie më të madhe në aftësinë për të mbajtur vëmendjen në krahasim me individët e pa infektuar.

“Ajo që është befasuese është se megjithëse të anketuarit tanë që iu nënshtruan COVID-19 gjatë periudhës së testimit nuk kishin simptomat e zakonshme të sëmundjes, ata kishin përqendrim dhe kujtesë të dobët”, tha Dr. Xiaia Zao i Departamentit të Psikologjisë Eksperimentale në Universitetin e Oksfordit.

“Gjetjet tona zbulojnë se pasojat njohëse të COVID-19 mund të zgjasin me muaj te njerëzit.”

Shkencëtarët thonë se studimi zbuloi se kujtesa episodike dhe aftësia për t’u përqendruar në përgjithësi kthehen në normalitet pas gjashtë ose nëntë muajsh, përkatësisht.

Pjesëmarrësit gjithashtu treguan raste të mira në testet e aftësive të tjera njohëse, duke përfshirë kujtesën e punës dhe planifikimin.

Hulumtimi përfshiu 136 pjesëmarrës.

Stephen Burgess nga Departamenti i Biostatistikës në Universitetin e Kembrixhit, vlerëson se megjithëse numri i të anketuarve ishte i vogël, “ndryshimet midis grupeve COVID dhe atyre jo-COVID për sa i përket disa veçorive specifike të aftësive njohëse të analizuara në këtë studim janë më mbresëlënëse”.