Keni kaluar infarkt? Adaptoni këto ndryshime për të mos u përsëritur më!

Ushqimi i shëndetshëm dhe i saktë është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin kardiovaskular.

Për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër duhet të ndalohet pirja e duhanit, tensioni i gjakut të kontrollohet rregullisht, të zvogëlohet niveli i lartë i kolesterolit, kujdesi ndaj peshës trupore, por nëse keni diabet rregullisht duhet të bëhen ekzaminime mjekësore.

Por si të silleni nëse tashmë keni kaluar sulm në zemër?

Këto janë disa nga ndryshimet që duhet të adaptohen në përditshmëri, me qëllim që të ulet rreziku i përsëritjes së një sulmi tjetër në zemër.

Bëni kujdes se çfarë hani

Ushqimi i shëndetshëm dhe i duhur është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin kardiovaskular. Përcaktoni vetë se sa kilogramë duhet të humbni dhe sa kalori doni të fusni në trup gjatë ditës. Shmangni ushqimet e përpunuara, me cilësi të dobët, përplot me sheqer dhe kripë. Alkoolin shmangeni tërësisht.

Lëvizni

Ushtrimet kardio mund të bëjnë mrekulli mbi shëndetin e zemrës – e forcojnë dhe e ulin tensionin e gjakut, si dhe nivelin e kolesterolit. Pas një dite stresuese gjithashtu ndihmojnë edhe aktivitetet relaksuese. Sipas ekspertëve, është mirë që të ushtrohet 150 minuta në javë dhe mund të zgjidhni aktivitete të tilla si ecje, vrapim, not, madje edhe aktivitete tjera. Por, para se të filloni me ndonjë aktivitet, konsultohuni me mjekun.

Kontrolli i tensionit

Personat me tension të lartë të gjakut janë të ekspozuar ndaj rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Prandaj është e nevojshme që tensioni të rregullohet mirë. Jo vetëm me marrjen e barnave, por edhe me mënyrën e jetesës që i referohet ushqimit të shëndetshëm dhe të pakripur, ujë i mjaftueshëm, aktiviteti i rregullt fizik dhe shmangia e të qëndruarit ulur.

Mos harroni gjumin

Gjumi jo cilësor tek disa njerëz mund të shkaktojë ritëm të shpejtë dhe jo të rregullt atrial, i cili mund të jetë shkak i sulmit në tru ose zemër, kanë treguar disa studime. Kohëve të fundit shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar gjumi i ndërprerë mund ta sjellë zemrën në këtë gjendje, gjë që e rëndon trupin dhe shkakton aritmi.