Gjenetika dhe mosha në masë të madhe ndikojnë në metabolizmin tonë, si dhe tek shprehitë, aktivitetet dhe ushqimet e caktuara mund të stimulojnë shumë metabolizmin, domethënë, të rrisin numrin e kalorive që trupi i djeg gjatë ditës.
Një nga zakonet më të rëndësishme është të ushqyerit e rregullt – mëngjesi i pasur me proteina e aktivizon metabolizmin që nga fillimi i ditës dhe zvogëlon shanset që midis vakteve të ndjeni rënie të energjisë dhe lodhje. Shmangia e mëngjesit mund të shoqërohet me rrezik më të lartë të kilogramëve të tepërt, por ky rrezik është treguar se është i shprehur sidomos tek gratë.
Studimet gjithashtu kanë treguar se mungesa e kalciumit mund të ngadalësojë metabolizmin. Për ta parandaluar këtë, rregullisht konsumoni ushqime të pasura me kalcium.
Ushqimet djegëse, gjithashtu e stimulojnë metabolizmin dhe mund të çojnë në djegien shtesë të 100 kalorive në ditë. Përveç efektit të dobishëm mbi metabolizmin, ekzistojnë edhe disa arsye të tjera përse është mirë të përdoren erëzat dhe ushqimet djegëse.
Kafeja dhe çaji i gjelbër e përshpejtojnë metabolizmin për kohë të shkurtër – një filxhan kafe rrit metabolizmin nga 5 deri në 8 për qind, ndërsa një filxhan çaj për 12 për qind. Për këtë efekt meritat janë të kafeinës së kafesë, domethënë katehinës së çajit.
Aktivitetet aerobike si ecja e shpejtë, vrapimi, noti, çiklizmi ose kërcimi me litar e përmirësojnë metabolizmin, ndërsa efekti i tyre zgjat deri në 14 orë pas stërvitjes gjatë së cilës mund të djegim 200 kalori shtesë. Njëzet deri tridhjetë minuta ushtrime kardiake, 2-3 herë në javë, janë të mjaftueshme që shpejt të ndjeni dhe të shihini ndryshimet pozitive.