Dallojmë kolesterolin e mirë HDL dhe kolesterolin e keq LDL, niveli i tyre i ritur në gjak mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut. Këtyre yndyrnave mund t’u bëni ballë me zgjedhjen e artikujve ushqimor.
Pikërisht, grejpfruti është fituesi absolut kur bëhet fjalë për luftimin e kolesterolit të keq, sepse përveç nivelit të lartë të vitaminës C përmban edhe pektin, i cili në kombinim me vitaminën C ul kolesterolin dhe mbron enët e gjakut nga bllokimi.
Menjëherë pas grejpfrutit vjen selino. Mjaftojnë të konsumohen vetëm dy gjeth të kësaj perime çdo ditë, për të ulur nivelin e kolesterolit.
Lëngu i freskët i pregatitur më së miri është që të konsumohet para drekës.
Përbërësit e nevojshëm:
– 1 grejpfrut
– 2 gjeth selino
– 1 tufë majdanoz
– ¼ e limonit të qëruar
– 3 feta xhenxhefil
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe përzieni derisa të fitoni pijen.
Këshillë: Lëngu i freskët i përgatitur më së miri është të konsumohet para drekës, e cili lë mjaftueshme kohë që organizmi të thithë të gjithë përbërësit dhe të aktivizohet ndikimi i tyre. Gjithashtu, mund ta pini edhe pas një vakti.