Bazuar në një numër hulumtimesh statistikore, është treguar se 8 në 10 njerëz gjatë jetës së tyre përjetojnë dhimbje të pakëndshme në pjesën e shpinës edhe atë në pjesën e sipërme te shpatullat, pjesën e mesme ose më shpesh në zonën e mesit. Dhimbjet janë mjaft të shpeshta, ndërsa shumë lehtë vjen deri te çrregullim i strukutrës kockore, muskulare dhe të ligamenteve të shpinës.
Faktori kryesor për shfaqjen e dhimbjes në shpinë është mosbalancimi i muskujve
Dhimbjet e shpinës, njejtë si kokëdhimbja janë dhimbje të cilat të paktën një herë në jetë çdo personi i ka ndjerë. Fajtori më i zakonshëm për krijimin e këtyre çrregullimeve të lidhura me shtyllën kurrizore dhe shpinën është mosbalancimi i muskujve. Vetëm në 12% të rasteve, faktorët primarë kanë origjinën nga indet e eshtrave. Muskujt janë ata që kanë për detyrë të mbajnë trupin tonë dhe të ndihmojnë shtyllën kurrizore që të ecim pa dhimbje gjatë jetës.
Jeta jo aktive, por edhe stërvitja jo adekuate mund të rrezikojë shpinën – mënyra e shpejtë e jetës i detyron njerëzit që të mos jenë aktivë ose jo mjaft aktivë. Të ndenjuri ulur i dobëson muskujt, ndërsa kjo më vonë çon në çrregullime strukturore të shpinës. Kjo gjithashtu ndodh si rezultat i stërvitjes jo adekuate.
Këpucë të rehatshme dhe aktivitet fizik, për të luftuar kundër dhimbjes së shpinës
Mënyra më e mirë për të luftuar dhimbjen e shpinës është parandalimi. Angazhimi fizik i rregullt dhe i duhur i të gjithë organizmit, forca e balancuar e muskujve të shpinës, rripi i shpatullave, qafës, krahëve dhe këmbëve kontribuojnë në pozicionin e duhur të trupit dhe do të zvogëlojë faktorët për krijimin e çfarëdo sindromi të dhimbjes së shpinës. Zgjidhni këpucë të rehatshme dhe në mënyrë rekreative merruni me ndonjë aktivitet fizik dhe nuk do të keni probleme ose të paktën t’i zvogëloni ato në minimum.